Jep dorëheqje drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, thotë se e bëri për arsye personale

Mitrovica

Jep dorëheqje drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, thotë se e bëri për arsye personale

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 10:35
Jep dorëheqje drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, thotë se e bëri për arsye personale

Ka dhënë dorëheqje drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Gëzim Berisha.

Berisha e ka konfirmuar këtë për telegrafin, duke thënë se këtë e ka bërë për arsye personale dhe angazhime familjare, shkruan Telegrafi.

“Për arsye personale, angazhime familjare”, ka thënë shkurtimisht ai.

Në media është raportuar që pas aplikimit të tij për pozitën e drejtorit në spital, Laura Nushi, e cila aktualisht është u.d. drejtoreshë e spitalit, e ka kuptuar këtë veprim si një “tentativë për t’ia zënë vendin asaj”.

Në momentin kur Berisha u pyet rreth kësaj çështjeje, ai hezitoi të përgjigjej dhe e mbylli telefonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat