Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i ka njoftuar qytetarët që ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për konsum.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) vazhdon ta bëjë këtë rekomandim.
Si rrjedhojë e kësaj situate, tash e disa ditë KRU “Mitrovica” po vendos autobote me ujë të pijshëm për qytetarët në disa lokacione.
Ujësjellësi ka bërë të ditur orarin e vendosjes së këtyre autoboteve gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, në orën 10:00 autoboti do të vendoset në sheshin “Mehë Uka” dhe tek oborri i zjarrëfikësve në lagjen “Iliridë”.
Në orën 12:00, do të vendoset tek sheshi, tek Kalaja e qytetit në Vushtrri.
Ndërsa, në orën 10:00 autoboti do të vendoset tek sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj.