Punimet në objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë janë afër përfundimit.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se hapja e objektit të ri të QKMF-së është çështje ditësh dhe se sipas tij, tashmë po punohet vetëm në detaje.
“Jam shumë i lumtur me ecurinë e punimeve në objektin e ri të QKMF-së. Tani po punohet vetëm në detaje, sepse është çështje ditësh hapja e saj”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se kjo është QKMF-ja më e madhe në Ballkan.
“Mitrovica po bëhet me Qendrën më të madhe në Ballkan, që ofron shërbimin emergjent dhe mjekësinë familjare”, ka thënë tutje nënkryetari i Komunës së Mitrovicës.