KRU ‘‘Mitrovica’’ njofton se disa fshatra nga zona e Qyqavicës do të mbesin pa ujë deri nesër

Mitrovica

KRU ‘‘Mitrovica’’ njofton se disa fshatra nga zona e Qyqavicës do të mbesin pa ujë deri nesër

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se ka si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në rrugën “Drenica” i cili gyp furnizon zonën e Qyqavicës, fshatrat e kësaj zone do të mbesin pa ujë.

Në njoftim bëhet e ditur se mungesa e ujit për këto fshatra do të jetë deri nesër, kur edhe pritet të përfundojë sanimi i defektit.

‘‘Vushtrri,

Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në rrugën “Drenica” i cili gyp furnizon zonën e Qyqavicës, fshatrat e kësaj zone do të mbesin pa ujë deri ditën e nesërme kur pritet të përfundoj sanimi i defektit’’, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat