Një banor i Qarkut Prince George’s në Maryland ka shpëtuar një biletë lotarie prej 50 mijë dollarësh.
Ai e ka nxjerrë atë nga xhepi i pantallonave pikërisht para se e dashura e tij t’i fusë ato në larëse.
Eric Cotton tregoi se ishte duke u përpjekur të shpëtonte katër bileta Powerball nga xhepi i pantallonave që kishte hedhur, kur e kuptoi se njëra prej tyre, ishte fituese e 50,000 dollarëve.
Cotton tha se planet e tij për paratë përfshijnë një ditëlindje më të lumtur për vajzën e tij dhe kursimin për të blerë shtëpi.