Andre Ortolf, 30-vjeçar, ka rikthyer dy rekordet e tij botërorë për pirjen më të shpejtë të lëngut të limonit dhe lime-it. Ai kishte mbajtur më parë këto rekorde, por i humbi këtë vit përballë rivali të tij, David Rush.
Ortolf e mbante rekordin për lëngun e limonit me 16 sekonda, por Rush e kaloi atë me 13.53 sekonda. Po ashtu, Rush shënoi një rekord të ri për lëng lime me 13.99 sekonda, duke mundur kohën e Ortolfit prej 16.82 sekonda.
Pas rikthimit të të dy rekordeve, Ortolf arriti të pi lëng limoni për 13.3 sekonda dhe lëng lime për 13.51 sekonda. Ai tha se pas arritjes së rekordeve të reja, ka pasur disa pasoja të vogla shëndetësore.
“Zakonisht nuk kam probleme me rekordet e të ngrënit dhe pirjes, dhe edhe këtë herë ndihesha relativisht mirë, por kisha dhimbje në dhëmbë që kaluan pas një dite,” tha Ortolf për Guinness World Records.