Pyetja epike që bëjnë të gjithë pasagjerët, ja si përgjigjet piloti…

Ndryshe

Pyetja epike që bëjnë të gjithë pasagjerët, ja si përgjigjet piloti…

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 19:34
Piloti

Një pilot është bërë viral në TikTok pasi iu përgjigj një pyetje që e bëjnë shumë udhëtarë. Pse duhet t’i kalojmë telefonat në opsionin “airplane” përpara se të fluturojmë?

Piloti tha se butoni në telefonin nuk është thjeshtë konspiracion.

“Harrimi i këtij protokolli nuk do të bëjë që aeroplani të humbë kontrollin apo të ngatërrohet me sistemet në bord. Megjithatë nëse shumë pasagjerë nuk e përdorin opsionin, telefonat mund të lidhen aksidentalisht me komunikimet në radio të pilotëve me kullat e kontrollit”, tha aviatori.

Ai e mbylli videon duke kujtuar një fluturim të kohëve të fundit, ku po përdorte kufjet e tij dhe ndërhyrja në valë bëri që të ndjente sikur kishte një “mushkonjë” në veshin e tij.

Sipas ligjit amerikan, pasagjerëve u kërkohet që ta përdorin këtë opsion gjatë fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat