Nëna e dy fëmijëve vdes papritur pas mjekimeve për rënien në peshë në Britani

Ndryshe

Nëna e dy fëmijëve vdes papritur pas mjekimeve për rënien në peshë në Britani

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

34 vjeçarja Sarah Thompson, u gjet pa ndjenja në krevat nga vajza e saj 14-vjeçare pak pasi kishe marrë një mjekim me pika për të rënë në peshë.

Disa ditë para ngjarjes vajza raportohet se ishte ndjerë keq dhe kishte vjellë, ndërsa familjarët besojnë se vdekja e Sarah u shkaktua nga mjekimet që ajo kishte marrë për të rënë në peshë pasi ishte shëndosur gjate periudhës qe luftonte një sëmundje më herët.

Në 2018, nëna e dy fëmijëve nga veriu i Uellsit ishte diagnostikuar me kancer dhe trajtimet që kishte kryer e kishin lënë të paaftë të stërvitej.

Ajo nisi të merrte një mjekim me pika që e bëri të humbiste peshë të konsiderueshme, por më vonë zbuloi se përmbante Clenbuterol, një steroid që është i kontrolluar në Britani dhe i rrezikshëm nëse nuk merret në dozat e duhura.

Sarah kishte blerë mjekimin edhe për motrën e saj Gabriella, e cila tha në televizionin britanik  ITV se “e kishte ndaluar mjekimin kur zemra kishte nisur t’i rrihte shpejt”, shkruan rrjeti vendas Metro.co.uk

Gabriella tha: “Asnjë familje nuk duhet të ndjejë dhimbjen që kemi ne sot, ajo nuk e dinte çfarë kishte në lëngun që po merrte, nuk do ta kishte bërë kurrë nëse mësonte se rrezikonte të mos shihte më fëmijët e saj”.

Vetëm muajin e kaluar qeveria britanike lëshoi paralajmërime urgjente për mjekime apo injeksione të rënies në peshë që përmbajnë Ozempic, i cili lidhet me të paktën 10 vdekje në Britani.

Të paktën 68 njerëz janë shtruar në spital për të njëjtën arsye pas mjekimeve e injeksioneve të kontestuara, njoftojnë autoritetet shëndetësore të lidhura me injeksione që përmbajnë Ozempic ose Wegovy.

Zyrtarët thonë tashmë se mjekimi ka efekte të rënda anësore dhe udhëzon doktorët të informojnë pacientët e tyre për pasojat.

Mjekimet në fjalë dolën fillimisht në treg si kura për diabetin e Tipit 2, por tashmë reklamohen si ‘injeksione të mrekullueshme’ për rënien në peshë nga ‘eksperte’ te paskrupullt në Britani, shkruan rrjeti vendas Metro.co.uk

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat