SHBA-të dhe BE-ja, kush më shumë e kush më pak, Kosovës dhe tërë shqiptarëve u kanë hy në hak.
Takimi i Parisit Kosovë-Serbi që është planifikuar në qershor 2021, sipas dokumentit të publikuar përbën hilet e radhës që i janë përgatitur Kosovës.
Të rikujtojmë se në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në Konferncën e Paqes në Paris 1920, më shumë se gjysma e trojeve dhe e kombit shqiptar mbeti jashta shtetit amë Shqipërisë, vetëm për t’i kënaqur orekset okupuese të Serbisë.
Të rikujtojmë se shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, me gjuhë, tradita dhe kulturë puro shqiptare dhe të pakontestueshme nga askush.
Të rikujtojmë se Serbët në Ballkan janë ardhacakë e shekullit të 6-të nga Karpatet e largëta dhe se me luftëra, vrasje, masakra e dëbime të popujve vendas, e më së shumti të shqipatërve i kanë zgjeruar kufijtë e Serbisë.
Të rikujtojmë se në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.
Të rikujtojmë se vetëm në fundshekullin e 20-të Serbia kreu tre luftëra gjenocidale në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, për ta realizuar doktrinën e kriminelit Sllobodan Millosheviq se kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen deri ku jeton edhe një serb i vetëm.
Publikohet dokumenti non-paper që pritet të diskutohet në Paris në qershor 2021, në takimin e parë Albin Kurti kryeministri i Kosovës viktimë, me kriminelin Aleksandër Vuçiq presidentin e Serbisë agresore gjenocidale dhe vrasëse.
Synimet që dëshirohen të arrihen me këtë dokument non-paper të Parisit, të gjitha janë kërkesa dhe synime ekspansioniste të Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse, synime mbi bazën e arritjes së një kompromisi.
Kjo nismë Gjermano-Franceze, siç shkruan në këtë non-paper, ka për qëllim normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi nëpërmjet përfaqësuesve të BE-së Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Në këtë dokument non-paper thuhet se kjo bëhet me mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-ve.
Në këtë dokument non-paper, që pritet të jetë objekt i takimit Albin Kurti- Aleksandër Vuçiq në Paris, askund nuk përmendet agresioni gjenocidal e vrasës i Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.
Askund nuk përmenden reparacionet që Serbia duhet t’ia paguajë Kosovës për krimet dhe demet e shkaktuara gjatë këtij agresioni gjenocidal.
Askund nuk përmkenden afër 15 mijë shqiptarët e pafajshëm në Kosovë që i vrau dhe i masakroi Serbia, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
Askund nuk përmenden 20 mijë femrat e pafajshëme shqiptare të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramiliotarët dhe policët e Serbisë.
Askund nuk përmenden 1650 shqiptarët e të gjitha moshave e gjinive që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Askund nuk përmendet detyrimi i Serbisë që t’i tregojë varrezat masive ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.
Askund nuk përmendet detyrimi i Serbisë që t’i tregojë hekuranat ku janë djegur në mënyrën nga më mizoret kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.
Askund nuk përmendet detyrimi që kriminelët serbë të nxirren para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.
Krimineli Aleksandër Vuçiq dhe krimineli Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i dijnë në hollësi planet dhe skenarët për shfarrosjen e shqiptarëve në Kosovë në vitët 1998/99.
Po të themelohet Distrikti Automon i Kosovës Veriore që parasheh ky non-paper për takimin e Parisit.
Po t’i mundësohet Kishës Orthodokse Serbe t’i administrojë kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë sëbashku me pronat pretenduese të tyre , që Serbia i konsideron si të vetat, edhe pse këto kisha, manatire dhe dhe patriarkana janë trashigimi e shqiptarëve, sepse fillimisht kanë qenë shqiptare dhe janë ndërtuar nga shqiptarët e krishterë, por Serbia gjatë okupimit të Kosovës i ka ndryshuar dhe përvetësuar, për çka ekzistojnë dëshmi e fakte të shumta.
Kjo don të thotë okupim tinzar i sërishëm i Kosovës nga Serbia. Kjo don të thotë vënie në mënyrë mashtruese të Kosovës nën kthetrat kolonialiste të Serbisë.
Po qe se realizohen këto qëllime të ogurzeza të non-paperit të Parisit ndaj Kosovës, kjo do të ishte tradhëtia e radhës që u bëhet Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi nga SHBA-të dhe BE-ja.
Qeveria aktuale e Kosovës duhet ta ketë të qartë se qofshin SHBA-të, qoftë BE-ja, në plan të parë e kanë interesin e tyre vetjak, siç kanë vepruar gjertani.
Duke patur parasysh faktin se partnerë më të besueshëm, më të sinqertë dhe më besnikë se shqiptarët në Ballkan nuk mund të gjejnë as SHBA-ja dhe as BE-ja, Kosova kurrë nuk duhet të bie dakord me lojëra të këtilla mashtruese siç është ky non-paper i takimit të pritshëm Albin Kurti-Aleksandër Vuçiq në Paris.
Nuk besojmë se sot me Qeverinë Albin Kurti 2, mund të gjendet funksionar tradhtar i Kosovës, si kalibri i Hashim Thaçit apo Isa Mustafës, që ta vënë nënshkrimin e tyre në marrëveshje të dëmshme për Kosovën viktimë dhe të favorshme për Serbinë kriminale, gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve.
Në këtë dokument non-paper të Parisit, shkruan se, “ Një nga pikat kryesore parashihet krijimi i një Autonomie me vetëqeverisje të zgjeruar dhe me institucione të veta në Veriun e Kosovës.
Kjo nënkupton themelimin e Distriktit Autonom të Kosovës Veriore si njësi e veçantë administrtive e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë.
Ky Distrikt Automom i Kosovës Veriore sipas non-paperit të Parisit, do të përfshijë territore të qytetit të Zveçanit me 35 fshatrat e tij, Leposaviqin me 72 fshatrat e tij, Mitrovicën Veriore me zonat e afërme kadastrale dhe Zubin Potokun me 63 fshatrat përreth.
“Kisha Orthodokse Serbe do të njihet, prona e saj do të jetë e paprekshme dhe do të gëzojë status të privilegjuar në më shumë se 40 vende kryesore.
Kisha Orthodokse në Kosovë si pjesë esenciale e Kishës Orthodokse Serbe, duhet të udhëhiqet nga Patriarku i Kishës Orthodoksr Serbe, i cili selinë e tij duhet ta ketë në Patriarkanën e Pejës”.
Sipas këtij non-paperi, “Kosova si kundërshpërblim për realizimin e këtyre planev oguzeza, sië thuhet në këtë non-paper, do të ketë moskundërshtimin e Serbisë pndaj aplikimeve dhe aderimeve të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Krijimin e një Zone ekonomike si katalizatore dhe nxitje për zhvillim ekonomik në dy vendet.
Dy shtetet do të respektojnë sovranitetin e njëra tjetrës brenda territoreve respektive”, thuhet në dokumentin non-paper të botuar në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e Lajmeve të dats 22 maj 2021/ sipas Albaniapost.
Kjo tregon se për kësi kompromisi Kosovë-Serbi, që është i papranueshëm, i padrejtë, poshtërues dhe nënçmues për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi , pas tërë atij agresioni gjenocidal, vrasës dhe shfarrosës ndaj shqiptarëve, që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi nuk u nevojitet as Brukseli, as Parisi dhe as Uashingtoni.
Kjo do të përbënte zhgënjim të madh për zhqiptarët që kanë qenë, janë dhe mbeten miqtë dhe aleatët më të sinqertë dhe besnikë ndaj SHBA-ve dhe BE-së në Ballkan.
Për kësi kompromisi Kosovë-Serbi në dëm të Kosovës, që moti janë angazhuar Serbia, Rusia dhe Kina.
Të nderuar ambasadorë, të shpresojmë se shtetet T’uaja nuk do ta dëmtojnë Kosovën viktimë, duke e favorizuar Serbinë agresore gjenocidale dhe vrasëse ndaj shqiptarëve.