Zoti Carl Bildt “Bota Sot” është medie mbarëshqiptare me seli në Zvicër, që fale angazimit profesional dhe të palodhshëm të gazetarëve të saj, jep informata të shpejta e cilësore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga trojet shqiptare, dispora dhe dhe nga tërë bota, dhe është bërë dritare informimi për miliona lexues.
Ne WEB faqen e “Bota Sot” të datës 26 maj 2021, në rubrikën Opinione patëm rastin ta kexojmë shkrimin T’uaj me titull “Çfarë duhet të bëjmë më Rripin e Gazës”.
Me sa jam i informuar Ju jeni i vetmi diplomat që pas armëpushimit ditë më parë mes Izraelit dhe Palestinës, keni publikuar një shkrim analitik dhe propozim konstruktiv për zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm për Izraelin dhe Palestinën, por edhe për paqen e sigurinë në botë.
Uroj për tekstin analitik e konstruktiv të shkruar nga Ju si njohës i shkëlqyer i këtij problemi, dhe si diplomat analist me instikt human njerëzor, që konflikti mes Izraelit dhe Palestinës të gjejë zgjidhje paqesore afatgjatë.
Botës i nevojitet paqe e jo luftëra e vrasje të njerëzve të pafajshgëm.
Izraeli dhe Palestina nga ky këndvështrim duhet të përpiqen ta gjejnë rrugën për paqe dhe jo për luftëra e vrasje.
Luftimet e fundit në Gaza nga sulmet e fuqishme ajrore izraelite pati më shumë se 230 palestinezë të vrarë, në mesin e tyre edhe 68 fëmijë, 35 gra, më shumë se 1200 të plagosur dhe shkatërime të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës.
Ndërkaq sipas raportimeve nga Izraeli humbën jetën 12 persona, mes tyre edhe dy fëmijë dhe pati edhe shkatërrime nga raketat e militantëve të Hamasit.
Historia ka treguar se me vrasje qofshin ato edhe masive, kurrë nuk mund të asgjësohet një komb i tërë.
Këtë e kanë provuar mbi shpinë edhe vetë hebrenjtë gjatë Luftës së dytë Botërore, kur nga nazizmi u vranë më shumë se 7 milionë hebrenj.
Askush nga njerëzit me shpirt të mirfilltë demokratik nuk ka pritur që hebrenjtë, të cilët si komb që kanë pësuar aqë shumë, sot të sillen me aqë agresivitet ndaj popullit vendas palestinez, duke i dëbuar palestinezët nga trojet palestineze dhe duke ndërtuar koloni izraelite ku po i vendosën kolonët izraelitë, me të vetmin qëllin që t’i zgjerojnë kufijtë e Izraelit.
Fitorja nga ky konflikti i armatosur për cilën do palë, do të ishte afatshkurtër, sepse Jerusalemi nuk është problem që mund të zgjidhet me luftë.
Në këtë çështje tërë bota demokratike duhet të jetë vigjilente, e sinqertë, e drejtë dhe reale.
Fitorja eventuale e Izraelit në këto rrethana do ta mbante në vazhdimësi fitilin e ndezur për luftë të afër 2 miliardë myslimanëve në botë, dhe kjo përbën rrezik të vazhdueshëm për një paqe të qëndrueshme që i nevojitet Izraelit, Palestinës dhe Botës.
Këto përleshje mes hebrenjëve dhe myslimanëve eskaluan pas ndërhyrjes brutale të policisë izraelite ndaj protestuesve palestinezë dhe përdhosjes së Xhamisë Al Aksa në Jerusalemin Lindor, që konsiderohet Xhamia e tretë e Shenjtë e myslimanëve pas Xhamisë në Meka dhe Xhamisë në Medine.
Nëse nuk do të arrihej armëpushimi kjo luftë do të merrte përmasa edhe më shkatërruese e shfarrosëse, sepse edhe brenda Izraelit fillua përleshjet ndërmjet hebrenjëve dhe 1 milion e gjysëm myslimanëve që jetojnë në izrael, gjë që mund të shkaktonte në një luftë të përgjakshme civile.
Mendoj se në Palestinë nuk do të kishte as Hamas dhe as Hezbollah nëse nuk do të ekzistonte dhuna izraelite ndaj palestinezëve.
Amer Halid, studjues i fesë Islame në librin e tij me titull “ Omeri ndërtues i civilizimit”, nëpërmjet Omer Ibnul Hatibit, e sqaron me argumente çështjen e Kudsit-Jerusalemit.
Traktati i Kudsit-Jerusalemit i nënshkruar para 14 shekujve, tregon frymën e tij demokratike se në Jerusalem edhe sot ekziston mundësia që popujt sëbashku me besimet e tyre të jetojnë në paqe.
Ky Traktat është i ekspozuar në OKB, dhe në muzeumet e Nju Jorkut, Parisit dhe Londrës.
Hazreti Omerit para 14 shekujve në mënyrë paqesore i janë dorëzuar çelësat e Kudsit-Jerusalemit, dhe pas faljes së namazit në Xhaminë Al Aksa, u nënshkruajt Traktati midis myslimanëve dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit.
Me këtë Traktat Hazreti Omeri ua pranoi të drejtat banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit, të cilët e kishin humbur betejën me të dhe ishin dorëzuar paqërisht.
Në këtë Traktat shkruan se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer Ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit-Jerusalemit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do tu cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.
Në këtë Traktat gjithashtu thuhet se, “Asokohe në Kuds, nuk dëshirohej të banojnë hebrenjtë. Ky është një nga nenet e këtij Traktati, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë Kudsin-Jerusalemin nën kontrollin e tyre. Kundër banimit të hebenjëve në Kuds- Jerusalem, ishte kërkesa e banorëve të krishterë, që asokohe njiheshin me emrin Ilija”.
Ky Traktat lexohet dhe studjohet nga tërë institucionet dhe personat që interesohen për të drejtat dhe liritë e e njeriut, për bashkëjetesën dhe demokracinë.
Argumentet tregojnë se Kudsi-Jerusalemi është termometri i besimit, paqes dhe sigurisë në botë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e tërë bota është e qetë, dhe nëse Jerusalemi është i trazuar, e tërë bota përfshihet nga trazirat.
Feja Islame është e bazuar në drejtësinë, tolerancën, barazinë, bamirësinë, mëshirën dhe humanizmin.
Zoti Carl Bildt, Kudsi-Jerusalemi është dëshmi, se ky Traktat i firmosur nga Hazreti Omeri është respektuar nga ana e myslimanëve, sepse myslimanët e devotshëm janë paqedashës, humanistë dhe parimorë, ata besojnë tek vlerat e tolerancës dhe të bashkëjetesës.
Këtë Traktat largpamës dhe shembullor të Omerit dhe të Fesë Islame, për fat të keq janë duke e shkelur me ashpërsinë më të madhe izraelitët, duke dëbuar 3 milionë palestinezë, duke ndërtuar qendra të reja banimi në territoret Palestineze, dhe duke i dëbuar në vazhdimësi palestinezët nga trojet palestineze.
Donald Trump, ish presidenti i SHBA-ve më 14 maj 2018 e dislokoi Ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që shkaktoi konflikt fatal mes popullatës myslimane duarthatë dhe ushtrisë izraelite të armatosur gjer në dhënbë, si pasojë e së cilës u vranë 59 dhe u plagosën 2700 myslimanë. Ky veprim i indinjoi tejmase myslimanët dhe opinionin demokratik botëror.
Donald Trump, ish presidenti i SHBA-ve në prill të vitit 2019 e njohu edhe Rafshnaltën e Golanit si territor të Izraelit, me shpresë që lobi izraelit t’i ndihmojë që sërish të zgjidhet president. Ndërkaq Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit deklaroi se, do ta aneksojë edhe Bregun Perëndimor, ku vazhdoi me dëbimin e palestinezëve myslimanë nga shtëpitë e tyre dhe ndërtimin e shtëpive ku vendosen kolonët izraelitë.
Vetëm një civilizim madhështor si ai Islam, vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Hazreti Omeri, mundësuan që 14 shekuj më parë të nënshkruhet Traktati i Kudsit-Jerusalemit ndëmjet myslimanëve dhe banorëve të atëhershem të Kudsit-Jerusalemt.
Islami bazuar në udhëzimet kuranore është fe e paqes, drejtësisë, barazisë, sigurisë, bamirësisë, mëshirës, humaniznit dhe solidaritetit.
Në asnjë fjalë në Kur’anin Famëlartë nuk mbështeten padrejtësia, pabarazia dhe dhuna.
Zoti Carl Bildt, Profeti Muhamed zen vendin e parë në mesin e 100 personaliteteve më të shquara në botë, mbi bazën e përhapjes së Kur”anit, mbi bazën e sakrificës, mëshirës, jetës modeste dhe ndihmës për të tjerët.
Majkël Hart, historian amerikan, në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in history” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur Profetin Muhamedi, të dërguarin e All-llahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai ishtë udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar , dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij, ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i freskët”.
Profeti Muhamed është i dërguari i fundit i Allahut të Madhërishëm, të cilit Allahu ia shpalli Kur’anin Famëlartë si udhëzim për paqe, drejtësi, bamirësi, mëshirë e tolerancë për mbarë njerëzimin.
Profeti Muhamed e kishte urdhërin e Allahut të Madhërishëm që ta përhapën shpalljen e Kur’anit Hyjnor udhërëfyes për mbarë njerëzimin, si shpalljen e fundit nga Allahu, sepse shpalljet e mëparshmë të Allahut, Teurati përmes Isait (Jezusit) dhe Ungjilli përmes Musait (Moisiut) u devijuan dhe nuk u zbatuan tërësisht, as nga hebrenjtë dhe as nga të krishterët.
Profeti Muhamed asokohe edhe Perandorisë së Bizantit edhe Perandorisë së Përsisë, paraprakisht u dërgoi delegacione për t’i paralajmëruar se qëllimi i tij i vetëm ishte përhapja e fesë Islame si udhëzim nga Alllahu, që kishte për qëllim barazinë, mëshirën dhe dinjitëtit njerëzor.
Në Perandorinë e Bizantit dhe të Persisë në atë kohë ekzistontë një tirani absolute, ku udhëheqësit jetonin në luksin maramendës, ndërsa populli jetonte në vuajtje dhe mjerrim.
Vetëm pasi Perandoria e Bizantit dhe ajo e Persisë e refuzuan përhapjen e e Fesë Islame, Profeti Muhamed i sulmoi dhe i okupoi, duke ua dhënë popujve të drejtat e tyre pë barazi.
Ekzistojnë fakte e dëshmi se Profeti Muhamed para çdo beteje e paralajmërontye ushtrinë e tij që të mos i vrasin gratë, fëmijët dhe besimtarët që ishin duke ushtrruar ritet e tyre fetare në objektet e tyre të kultit, cilatdo qofshin ato.
Të shpresojmë që te udhëheqësit izraelitë dhe te demokracia ndërkombëtare, më në fund të mbisundojë arsyeja dhe e vërteta, se dëbimi i palestinezëve nga trojet e veta është i padrejtë, dhe se për hir të paqes në lindjen e Mesme e më gjerë, duhet të arrihet paqa.
Zoti Carl Bildt, paqja midis Izraelit dhe Palestinës mund të arihet nëpërmjet të vënies në praktikë edhe të Traktati i Jerusalemit të nënshkruar para 14 shekujve midis Hazreti Omerit dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit, që përbën edhe çelësin për paqe, siguri dhe bashkëjetesë midis myslimanëve dhe hebrenjve.
Zoti kur e ka krijuar Botën e ka krijuar edhe riskun për çdo njëri dhe krijesë, por jemi ne njerëzit gllabërues e mëkatarë që kënaqemi duke ia grabitur tjetrit riskun që i takon nga Zoti.
Po të kishte drejtësi mes Izraelit dhe Palestinës, po të respektohej Traktati i Kudsit- Jerusalemit, nuk do të kishte as dhunë, as luftime dhe as humbje jetësh të njerëzve të pafajshëm, në mesin e tyre edhe humbje jete të fëmijëve.
Zoti Carl Bildt, kierarkia e Palestinës gjer më sot nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, duke u vënë në krah të Serbisë kriminale agresore gjenocidale e vrasëse.
Palestina me këtë qëndrim të saj absurd, të turpshëm e të padrejtë ndaj Kosovës ka bërë gabim dhe mëkat të madh njerëzor, gjë që populli palestinez këta udhëheqës të saj nuk duhet t’i votojë asnjëherë.