A do ta ndryshojë kahjen e historisë “Lëvizja e Deçanit”?

Opinione

A do ta ndryshojë kahjen e historisë “Lëvizja e Deçanit”?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 14:25
Gani Mehmetaj

Dalja në skenën publike e “Lëvizjes së Deçanit”, gati i çmendi kreun e Bashkësinë Islame të Kosovës, i tërboi pjesën më të madhe të hoxhëve, argatë të djallit dhe i hallakati portalet e televizionet që financoheshin nga shoqatat islamike me burime të dyshimta.

Kreu i BIK-ut një herë u përpoq t’i ndërsente mekanizmat shtetëror. Pastaj nisën nga shpifjet e ndyra. Të vinte ndotë kur e dëgjoje kryetarin e Bashkësisë Islame dhe hoxhët tjerë se si përpiqeshin të fyenin e të denigronin emra e personalitete, gënjenin në mënyrë të paskrupullt në stilin e akuzave për armikun e jashtëm e të brendshëm si në kohën e ish-Jugosllavisë.

Bashkësia Islame është sajesë e Jugosllavisë.

Rrena i ka këmbët e shkurtra, prandaj kot që gënjenin këta hoxhë të mjerë, primitivë e arrogantë në rrjete sociale dhe në televizione që u jepnin aq shumë hapësirë.

Kur e panë se ky tërbim nuk u ndihmoi shumë, përkundrazi tërbimi i hoxhëve i mobilizoi edhe atë pjesë të opinionit që ishin më mëdyshje, atëherë ndryshuan taktikë.

Kohë më parë hoxhët antishqiptar shpallen se do ta shënojnë 28-nëntorin, Ditën e Flamurit, që nuk e kanë shënuar kurrë më parë në Dardani as në Shqipëri.

Ra lëvizja e Deçanit dhe i bëri “kombëtarë”!

Jam kureshtar të di: Si do t’ia bëjnë kur ta festojnë Ditën e Flamurit?

Do ta vënë bustin e Gjergj Kastriotit para Medresesë? Do ta vënë flamuri kombëtar në ballë të xhamive e të heqin flamujt islamik? Do ta shpallin Sulltanin armik të shqiptarëve, bajramin festë të pushtuesit? Apo do të shtrojnë bakllava e hurma dhe do të këndojnë ilahi për luftërat gjakatare të Muhamedit?

Prandaj shihet se “Lëvizja e Deçanit”, i ka detyruar të ndryshojnë taktikë: BIK-u dhe hoxhët atë që e kanë pështyrë dje, po e lëpijnë sot!

“Lëvizjen e Deçanit” duhet ta mbështesim, sepse janë në rrugë të mbarë, duhet t’i japim gjak të ri. Misioni i tyre është mision i shenjtë. Ata mund t’ia zbardhin faqen Dardanisë, mund të ushtrojnë ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, sepse edhe atje e kanë të njëjtin problem, por e mbështjellin me dyfytyrësi pushteti dhe opozita.

Lëvizja e Deçanit mund t’ia ndryshojë fatin kombin tonë: ta shkëpusë përfundimisht nga mallkimi i historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat