Pasë botimit të librit, “Një lutje për Prishtinën” takoheshim shumë shpesh dhe për një arësye tjetër më njerëzore, për ti bashkuar lutjet tona mes dollis për “vdekjen tonë solemne”.
Ishte marsi i vitit 2000. Xhema më telefonoi për të më treguar se në mbrëmje duhej të shkonim në Velani.
Një natë e ftoftë dimri po mbretëronte në qytetin e errët pa drita, ku fatet njerëzore për të bëmat e tyre brenda pak çastesh do të merrnin një energji të prekshme ideali.
Presidenti Rugova në rezidencën e tij edhepse vet dukej si vet i katërdhjeti.
“Neve është duke na ndodhur polpotizmi, kemi filluar mes vete të vritemi....jo jo kjo nuk guxon të na ndodhë, nuk duhet ta lejojmë, vllavrasja është dëshirë e armikut, vazhdim i luftës. Jam i trishtuar. Shërbime të huaja më kanë sjellë një shkresë, ja ku është shihne.
Në emër të popullit, “Shqiponjat”
Si tradhtarë të kombit duhet të likuidohen këta rugovista:
1.Xhemajl Mustafa
2.IB
3.SA
4. Dijana Toska...
Ju lutem, tërhiquni nga çdo aktivitet sepse si LDK e si president momentalisht nuk kemi kurëfarë mundësie të ju mbrojmë. I kam lutur miqët tanë ndërkombëtarë për aq sa munden të kenë kujdes të shtuar ndaj jush"...
Pimë nga një gotë verë. Në etër ndjehej tymi krenar i njeriut të ndershëm që me tërë qenjen e tijë mendonte se heroizmi smund të jetë pre e vdekjeve, por momenti fliste me një gjuhë tjetër dhe kërkonte nga ne një lutje për ta pranuar dhimbjen.
Në takimet tona të rradhës, herë luteshim pa fjalë, herë luteshim e luteshim përballë vdekjes që na kercnonte, herë flisnim për historinë që na mësoi se asnjë lutje nuk mund ta prek zemrën e armikut. Por, a mund të jetë në lirinë e fituar me gjak,armik njeriu i gjakut tënd???
Lutja për ta pranuar dhimbjen mbeti pa përgjigje edhe pas 24 viteve nga vdekja solemne...!?
Një ditë para vrasjes më telefonoi, në zërin e tij ndjehej një shqetësim. E lamë të takohemi posa të kthehem nga Shkupi...Por, mjerisht plumbat tinëzar mbi Xhemën nuk na lanë të takohemi...
(Fragmente nga libri "Kosova në Gazetarinë time"! 23.11.2000/2024)