A do të zbulohet në Hagë se kush e vrau Xhemail Mustafën?

Opinione

A do të zbulohet në Hagë se kush e vrau Xhemail Mustafën?

Nga: Faton Mehmeti Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 22:06
Faton Mehmeti

Dua të besoj se ky është përvjetori i fundit i vrasjes së Xhemail Mustafës pa zbulimin, dënimin e atyre që urdhëruan dhe vranë bashkëpunëtorin me të afërt të Presidentit historic, Ibrahim Rugova, i cili ishte zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane, prandaj, vrasja e Xhemës ka qenë e dyfishtë, sepse ia ka dobësuar krahun personalisht Presidentit Rugova.

Ky edhe ishte synimi dhe qëllimi i tyre, duke vrarë bashkëpunëtorët e Rugovës do të arrinin edhe tek ai, siç ndodhi në atentatin që iu bë më vonë dr.Rugovës. Xhemail Mustafa ishte njeriu i dijes, i cili ishte edhe gazetar, politikan, publicist, shkrimtar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pazgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.

Aktualisht në Hagë janë të arrestuar disa nga njerëzit e luftës, mes tyre edhe kreu i ShIK-ut, nga gjykimi i të cilit mund të ketë informacione të reja rreth vrasjes së njeriut më të afër të dr. Rugovës. Pasi, disa nga këta ishin në pushtet pas lufte kur edhe ndodhën vrasjet, gjithsesi i mbetet drejtësisë të ndriçojë të vërtetën e vrasjes të Xhemës dhe të tjerëve. Kosova nuk mund të jetë e lirë, demokratike dhe as të ketë ndërgjegjen e qetë pa zbardhur se kush urdhëroi dhe pse e eleminuan Xhemail Mustafën. Kjo ishte ndër vrasjet me të rënda, pesha e saj edhe sot rëndon mbi ndërgjegjen e shtetit më të ri në Evropë, andaj kjo vrasje duhet të di të vërtetën.

Pa dashur të paragjykoj kush fshihet pas, Gjykata Speciale është shpresa e fundit dhe si e tillë uroj të dal në pah e vërteta. Besoj, se ky është përvjetori i fundit pa u ditur se kush është autori i vrasjes së Xhemail Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat