PDK është “reformuar” aq shumë sa është për t'ia pasur zili. Ky “reformim” s’mund të ndodhte pa rikthimin e Adem Grabovcit. Ishte pikërisht z.Grabovci që në fillim të këtij muaji përmes një postimi në Facebook e bëri të ditur se PDK-ja ka pranuar kërkesën e tij që sërish të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sigurisht se PDK s’mund të refuzonte kthimin e “vlerës” së Grabovcit në folenë e shtegëtimit drejt majave të pushtetit, aq sa kooridnonte në perfeksion punësimet e dëshmuara nga afera “Pronto”. Dhe pikërisht me kandidimin e Grabovcit dhe sojit të tij për PDK është ‘koha që dielli të lind përsëri’, siç shprehej ish deputeti në fjalë.
A thu ku është nisur Bedri Hamza me Grabovcin, Mërgim Lushtakun, Ganimete Musliun e Abelard Tahirin, a vërtetë është aq naiv sa mos të kuptojë se s’ka as gjasa teorike me fitu, sado naiv të jetë njeriu, gjërat që shihen s’kanë koment.
Kështu, PDK po shfaqet ashtu siç i lëvëderisë pushtetit, e pareformuar dhe njëherë nën diktatin e të “fortëve” brenda saj. Derisa nuk arrin të del nga kthetrat e të “fortëve” që bëjnë ligjin, nuk ka se si të eci tutje.
Adem Grabovci është sinonim i tenderave, dallavereve dhe punësimeve brenda partisë. Afera “Pronto” është vetëm “maja e Ajsbergut” e kapjes së shtetit për dy dekada e me pasojat afatgjate. Mungesa e reformave serioze prodhon riciklim të figurave të njëjta, pa sjellur dobi për qytetarët dhe as rritje të partisë.
Bedri Hamza me Grabovcin s’mundet kurrë të bëhet kryeminstër, pa shtuar këtu edhe kredibilitetin e tij si shërbëtor i regjimit të Thaçit që nuk i ka sjellur asgjë të mirë vendit.