Lufta speciale subverzive terroriste e organizuar nga Serbia në veri!

Opinione

Lufta speciale subverzive terroriste e organizuar nga Serbia në veri!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:12
Ismail Muçiqi

Ajo që ndodhi në sistemin Iber-Lepenc me ç’rast u dëmtua infrastruktura e kanalit të gypit të ujit nga Liqeni i Ujmanit si dhe dëmtimi i kabllos të energjisë elektrike është më shumë se luftë speciale kundër një shteti nga ana e Qeverisë në Beograd. Po i përmendëm vetëm disa faktor të cilët po i nxisin strukturat kriminale serbe për ta destabilizuar Kosovën në përgjithësi. Bojkotimi i institucioneve të shtetit nga ana e Policisë, Prokurorisë, Gjyqësisë dhe Administratës Serbe të cilat i organizoi Aleksandër Vuqiqi më parë ishte dështimi i tij politikë i cili i la në vetmi qytetarët Serbë duke i mashtruar politikisht për interesat e tija. Dështimi në Banjskë ishte fatal dhe komprometues per Serbine.

Faktor tjetër është padyshim ngjarjet e brendshme të cilat po vlojnë në Serbi ku opozita dhe pjesa intelektuale e qytetarëve janë ngritur në këmbë kundër pushtetit të Vuqiqit dhe politikës së tij. Rasti i humbjes të jetës së 15 qytetarëve të pafajshëm në Novisat nga rrënimi i pullazit të stacionit hekurudhor, ka shkaktuar protesta dhe demostrata bllokim të rrugëve, urëva, bulevardeve gjithandej nëpër qytetet e Serbisë. Kjo më së miri u pa në Parlamentin e Serbisë para tri ditëve kur shpërthyen incidentet, rrahjet ndërmjet Deputetëve duke u shkatërruar edhe inventari dhe infrastruktura teknike e Parlamentit të Serbisë.

Lajmi më i fundit është se me të vërtetë situata e brendshme në Serbi po i del nga kontrolla Vuqiqit është organizimi i protestave dhe bojkotimi i mësimit në Universitetin e Beogradit nga ana e studentëve të cilët e kanë bllokuar ndërtesën e rektoratit duke i shprehur pa kënaqësitë e tyre për gjendjen në Serbi. Per ti penguar keto ngjarje (protesta) kunder tij Vuqiqi po mundohet ta kthej vëmendjen e qytetareve ne Kosove duke pergaditur aksione subverzive per destabilizim. Vuqiqi dhe Qeveria e tij po e shfrytëzojnë vakumin diplomatik të mos instalimit të organeve të reja të Bashkimit Evropian, si dhe ndërrimin e Presidentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk do mend se Vuqiqi dhe Qeveria në Beograd po e shfrytëzojnë momentumin në prag të Zgjedhjeve Nacionale në Kosovë për ta përqarë skenën politike dhe për ti goditur Institucionet e Shtetit. Këto agjenda padyshim po i ndihmojnë edhe përqarjet qe po ndodhin në skenën politike të Republikës së Kosovës në atë të Shqipërisë të Maqedonisë të cilën po e shkaktojnë liderët politikë, grupet e interesit, njerëzit e padijshëm, të brumosur me epshe karrieriste në luftë për pushtet. Asnjëherë më parë edhe kur Kosova ka qenë nën okupim dhe në kohën e ish Sistemit Komunist politika Shqiptare nuk ka qenë më e polarizuar, e përqarë dhe destruktive se sa tani.

Eshtë e pafalshme për kohën në të cilën po jetojmë të ndodhin skandale shtetërore dhe anti kombëtare ku Deputeti, Ministri apo përfaqësuesi partiak të lëbojë në Institucionet Evropiane kundër Qeverisë dhe Shtetit për ti mbajtur në fuqi sanksionet apo masat ndaj Shtetit të Kosovës.

Nëse kjo është e vërtetë qka mund të flasim më shumë se ku jemi e kush jemi dhe ku po shkojmë. Jemi në lajthitje duke e goditur vetëdijen (të pulës) se nuk është momenti të luftohet për pushtet. Eshtë momenti i fundit që ti kthehemi vetëvetes. Jam shumë i shqetësuar me nivelin dhe pasivitetin Global të jetës shoqërore në Kosovë. Shtetet për rreth nesh po i ndryshojnë planet strategjike qeveritare duke sjellë ligje dhe masa të reja për ta mbrojtur vendin nga rreziqet e luftës që po troket gjithandej Planetës. Këto anomali janë të pafalshme për të ardhmen tonë. Andaj nuk mund të pritet mirë nga Serbia dhe armiqtë e Kosovës derisa liderët politikë dhe individët e caktuar të cilët i thojnë vetit, gazetar, opinionist “analist” e akuzojnë Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës si bashkëpunëtorë të Serbisë, njeri i Serbisë me një fjalë “po punon për Serbinë”?!. Edhe njëherë po e themi se jemi para një mallkimi para popullit dhe para Zotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat