Gani Mehmetaj: A iu prinë akteve terroriste serbe - Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Baton Stanishiqi?

Opinione

Gani Mehmetaj: A iu prinë akteve terroriste serbe - Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Baton Stanishiqi?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 14:48
Gani Mehmetaj

Intervista e  Lutfi Hazirit, islamistit të thekur, kur aksionet e policisë së Kosovë kundër terroristëve serbë në Mitrovicën e veriut i barazon me terrorin e Milosheviçit kundër shqiptarëve, ishte krahasim kriminal dhe cytje direkte për teroristët serbë që minuan objektin vital të Kosovës.

Nga kjo intervistë është deshur të distancohen menjëherë LDK, sepse Haziri fyen rezistencën shqiptare të para 30 vjetësh, që i printe Ibrahim Rugova, fyen 20.000 shqiptarë të vrarë e të plagosur nga ushtria e policia serbe, fyen nënat dhe motrat shqiptare. 

Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi dhjetëra të tjerë, sepse Vuçiqi donte ta pushtonte veriun me akte terroriste

Islamisti Haziri fliste si të ishte vëlla i terroristit Radoiçiq.

Lidhja Demokratike duhej rë distancohej menjëherë nga kjo intervistë e porositur nga Beogradi.

Lidhja Demokratike duhej të distancohej edhe nga Gazmend Muhaxheri, që poahtu si një i lajthitur thotë se aksioni i policisë së Kosovës ishte i njejtë me aksionin e Milosheviqit.

Vetëm dy të lajthitur e të shitur mund të thonë gjëra të tilla.

Britanikët e paralajmëruan aktin terrorist serb, ata e mbështetën dhe e ndihmuan aksionin e shtetit tonë, duhej ta mbështesnim të gjithë, sepse mbrohej tërësia territoriale dhe integriteti i shtetit tonë. Policia trime ishte e jona, nuk ishte si policia e Milosheviqit, ashtu si duan ta paraqesin disa bastardë.

Është rrënqethëse se si e përdhosin këta matrapazë  figurën e Rugovës. Muhaxheri kurrë nuk ka qenë rugovist, përkundrazi nuk ka një të dytë që e ka sharë më shumë Rugovën se sa ai.

Është e habitshme se si nuk doli një rugovistë e t' u thotë more bijë bastardë nuk mund të bëni gjëra të pista në emër të LDK-së e të Rugovës.

Nga Baton Stanishiqi që bënë krahasime të njejta nuk pritet më shumë, ai ka detyrime ndaj Beogradit e ndaj mafisë politike, që deshtën t'ia japin veriun Serbisë.

Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri nga pamja shihet se janë aziatikë. Po Batoni i Drenicës, çfarë etnie është?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat