Pas akteve terroriste të një pas njëshme Serbia dhe Rusia pretendojnë të vazhdojnë me projektet e veta agresive. Rezultatet i punës së qëndresë”humanitare” ruse në Nish po dalin në skenë që nga viti pa ndërpre. Sulmet hibride nuk kanë të ndalur. Për këto sikur që pritej u deklarua edhe krimineli i shtetit kriminel Aleksandër Vuçiq, ai u shërbye më gënjeshtrat e tij për çka është i profesionalizuar dhe e ka traditë; por nuk ka turp. U shfajësua se Beogradi nuk paska dorë në këtë punë. Kështu u deklarua edhe për rastin Banjska vitin e kaluar. Por për kriminelet shpalli zi dhe kriminelin Radojçiq shokët dhe të tjerët nuk e dorëzon e mbanë të mbrojtur.
Kuvendi gjithë serb jep vetëm këso rezultate. Duan botë ruse dhe ajo nuk behët ndryshe. Para pak ditësh krimineli Vulin u deklarua haptas së formimin e botës serbe nuk mund ta ndal askush. Presidenti Vuçiq ishte i kujdesshëm që të mos e dënoj rastin terrorist në kanalin “Iber Lepenc”. Ndërsa Marko Gjuriq ministre i jashtëm i këtij shteti artificial dhe problematik që kurrë nuk e le të qetë Gadishullin Ilirik dhe as Evropën dënon rastin. Presidenti nuk e dënon kurse ministri i jashtëm e Serbisë e dënon sulmin në kanalin “Iber Lepenc” që ndodhi më 29.11.2024 në ora 19.00?!. Ai e ka përshkruar këtë akt si sulm i drejtpërdrejt ndaj stabilitetit dhe infrastrukturës jetike të rajonit. Transmeton Bota sot. Gjuriq përshkruan në detaje dëmet që i ka sjell popullit të Kosovës ky sulm. Do të thotë se këtë dëm e njeh mirë por nuk tregoj nëse ka qenë pjesë e këtij plani. Ky madje deklarohet se Serbia është e gatshme të kontribuoj në rindërtimin e dëmeve të krijuara nga sulmi, teknikisht dhe financiarisht. Formë kjo, profesional për t’u shfajësuar nga krimi i bërë.
Ekspertet vlerësojnë së janë përdor 15 kg, eksploziv. Sot Policia e Kosovës paskan gjetur edhe nitroglicerinë, për prodhimin e eksplozivit. Ai beri thirrje për një hetim të plotë ndërkombëtar dhe transparent. Nga se për këtë e di që do të ndodhë edhe pa lejen e tij. Në fund apelon për qetësi; hipokrizi e skajshme. Kush qenka ai që po e prish këtë qetësi që nga themelimi i këtij shteti dhe po vazhdon më të njëjtën politikë agresive, përveç Serbisë. Në prezencë të KFOR-it francez, krime haptas edhe në vitin 2000, pas 450 masakrave, djegëseve plaçkitjeve dhunimeve? Pse qenkan këtu KFOR dhe Euleks? Kush i sulmoj dhe gjymtoj pjesorët e KFOR-it? Kush kërkonte që të hiqet policia speciale e Kosovës nga Veriu?
Kosova është shteti që zbulon në përpikëri planet e fshehta dhe gënjeshtrat serbe e ruse. Askush më gjatë dhe më rëndë nuk i ka përjetuar këto gënjeshtra dhe plane djalli, se shqiptarët. Pra jemi ne që po investojmë gjatë dhe më dhimbje për paqe. Po vuajmë dhe po falim për vuajtjet tona. Marko Gjuriq shkon edhe më larg, ai tregon se sa është i rëndësishëm dialogu” Hipokrizi e vërtetë. Ndërsa nuk e njeh Kosovën e Pavarur. Në dialog është Serbia ajo që pajtohet verbalisht dhe nuk nënshkruan. Nuk respekton asnjë marrëveshje që e ka nënshkruar dhe tani përmes të Asociacionit të komunave që në vitin 2000 i ka përndjekur mbi 12.000 shqiptarë, kthimin e tyre e pengonte më kriminel të armatosur dhe tani këto Komuna xhuxhe i quan më shumicë serbe. Ushtron dhunë terror mbi shqiptaret autokton në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ushtron gjenocid të heshtur. E tërë kjo erdhi nga ledhatimet e kësaj krijese nga Evropa dhe përdoret nga Rusia për ta bërë Botën Ruse. Marko Gjuriq Serbia është shtet kriminel i vërtetuar që dy shekuj për krime dhe luftëra, e tragjedi të pandërprera,që ju sot e përfaqësoni, duhet të përgjigjët për këto dhe krimet e më parme, jo të ofroni lëmoshë për viktimat që i dëmtuat me kriminelet tuaj. Ju duhet të i ndalni këto krime, të i dënoni jo vetëm verbalisht, nëse doni të leni të qetë Gadishullin Ilirik dhe BE sikur që deklarohesh. Kjo deklarata jote nuk dallon shumë nga deklarata e homologut tënd rus Lavror para fillimit të luftës kundër Ukrainës.
Por silur që Rusia po e paguan këtë agresion më shumë viktima dhe dëme ekonomike. Më keq do ta paguaj Serbia një sulm të tillë ndaj shqiptarëve. Askush nuk u njeh më mirë se ne. Ju jeni trima me popullsi civile se sa për luftëra më ushtri nuk keni treguar kurrë ndonjë heroizëm. Ne nuk kemi ndonjë shpresë në humanizimin dhe demokratizimin e Serbisë por besojmë në forcat dhe përkushtimin tonë dhe në besimin që e kemi të aleatët tonë të cilët për çdo ditë e njohin me mirë kush është Serbia. Kush janë serbet e edukuar armiqësisht për të tjerët nga AASHS dhe Kisha e tyre qendër kriminele serbe. Ne jemi popull që garantojmë paqe dhe stabilitet. Këtë e kemi dëshmuar më politikën e udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe e dëshmojmë edhe sot më Presidenten Osmani.