Veriu i brejtur nga minjtë

Opinione

Veriu i brejtur nga minjtë

Nga: Bekim Rexhepi Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 00:30
Bekim Rexhepi

Veriu është nyja ekonomike e Kosovës pa këtë pjesë Kosova mbetet një gërmadhë qe vizitohet një herë dhe më nuk tërheq më për vizita tjera.

Qe nga pas lufta e deri me sot mijtë i janë lëshuar djathit të artë të veriut të Kosovës. Hashim Thaç, kur ndaloj protestën e shqiptarëve për tu futur në veri, doli si udhëheqës legjitim, por që në fakt nuk e kishte këtë legjitimitet sepse ende s’ishte provuar, ndofta aty doli si udhëheqës i UÇK-së ose siç ende besohet i “rekrutuari francez”.

Ndaloi depërtimin e shqiptarëve në trevat e tyre duke aluduar qe me forcat ndërkombëtare do më pastaj në mënyrë demokratike do të rikthehen të gjithë në shtëpitë e tyre, qe nga kjo deklaratë e tij shqiptarët s’u kthyen në pronat e tyre, ata lanë shtëpitë e tyre në veri dhe u larguan në jug për tu bërë qiraxhinjtë në shtëpi të huaja dhe për më keq këto qira të shqiptarëve kurrë s’u mbuluan nga qeveritë e njërit dhe tjetrit kryeministër.

Vetëm në qeverinë aktuale provat u bënë realitet dhe shumë prej shqiptarëve u kthyen në shtëpitë e tyre, në pronat e tyre legjitime.

Në të gjitha qeveritë kishte minj qe e brenin veriun e Kosovës, madje kishte edhe ca mijë shqiptar qe e quanin veriun dhuratë të Rankoviqit, qe e donin ndarjen dhe qe e perceptonin si një shpëtim të përkohshëm dhe garantues derisa të jenë vet në pushtet. Veriut mund ti epet gjithçka në këmbim të njohjes nga ana e Serbisë, thuajse kjo ishte shpagesa e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve në konfliktet e tyre të hershme historike.

Sikur besonin se Serbia ndalet me Veriun, këta mijë shqiptar këshillonin Hashimin dhe Edin, të cilit besonin se kjo ndarje e veriut e stabilizonte përfundimisht konfliktin serbo shqiptar. Harronin deklaratat e liderëve nacionalist serb se për ta mbajtur Kosovën serbe duhet sulmuar e okupuar Shkodrën.

Kjo insativë serbe për ndarje e Veriut të Kosovës kishte marrë agjendë shqiptare ishte Hashim Thaçi qe donte ta bëjë fakt të kryer, kur morri rrugëtim për në Amerikë, por qe Evropa ishte më e aftë me efektive dhe qe një orë e më parë parandaloj të keqën për Kosovën, i komentoi akuzën për krime dhe e arrestuan menjëherë.

Ky plan ogurzi për Kosovën dështoi, ndarja u pamundësua dhe integrimi pritet të ndodhë pasi të rikthehet siguria në Veri, janë kryer punë të mëdha, jashtëzakonisht të mëdha në veri, sepse janë rrënuar celulat e mëdha të shtetit serb në Veri të Kosovës. Edhe vet serbe kanë filluar ta ndjejnë ndryshe jetën në veri, ata nuk frikësohen nga shqiptarët sa që frikësoheshin nga vet serbët qe dresoheshin nga Serbia, në çoftë së ndonjëri prej tyre nuk bindej dhe nuk pranon planet secisioniste serbe për veriun.

Me qeverinë e Kurtit Veriu është më i lirë, është më integrues dhe më i prekshëm për institucionet e shtetit atje, kjo përpjekje i ka kushtuar mjaftë qeverisë Kurti i cili ka hequr shumë prioritet ekonomike e sociale për ti vënë mure ndarjes, për ti vënë bllokadë Serbisë ti realizojë me dhunë apetitet e saja për veriun e Kosovës. Veriu është nyja ekonomike e Kosovës pa këtë pjesë Kosova mbetet një gërmadhë qe vizitohet një herë dhe më nuk tërheq më për vizita tjera. Veriu është djathi i artë për Kosovën, ndaj brejtës dhe mijë do të ketë por edhe kurthe për ta do të ketë gjithnjë le ta provojnë sepse ne do ta mbrojmë kurdoherë nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat