Pas sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ritheksohet nevoja që Kosova të jetë më e fortë ushtarakisht për të pëballuar çdo sulm që vjen nga Serbia.
Ky sulm vjen vetëm pak ditë, pasi kryeministri Kurti njoftoi hapat që Kosova synon t'i bëj për krijimin e fabrikës së municionit, me Serbinë e inatosur dhe Vuçiqin, e tërbuar nxit terroristët për të sulmuar insitucionet e Kosovës. Ky është sulmi i dytë i madh terrorist në veri, pas rastit në Banjë, e nxitur edhe nga reagimi i butë i ndërkombëtarëve. Serbia nuk u penalizua dhe asnjëherë nuk u dënua për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar, gjë që e ka trimëruar dhe rrjedhimisht nxitur për sulme të tjera.
S’ka dyshim se pas këtij sulmi qëndron Vuçiqi me kryeterroristin Radoiçiq, e Kosova nuk duhet vetëm të ankohet për sulmin. Urgjentisht të thirret mbledhje e Këshillit në Sigurisë në New York, të hidhet për votim nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë rezoluta që dënon Serbinë, dhe urgjentisht të lejohet të futet në veri FSK. Ky sulm terrorist ishte i përgatitur edhe nga zbulimi i armatimit të rëndë të zbuluar nga policia pas sulmit çka përligj faktin se sulmi ishte i organizuar dhe ideuar nga Vuçiqi, pavarësisht mohimit të tij pa asnjë vlerë.
Pse po ndodhin tani sulmet terroriste në veri dhe jo më herët, në këtë pyetje retorike përgjigja është fare e qartë, më herët ishin rehat dhe askush nuk i trazonte. Faktikisht edhe liderë politikë deri në pozita të larta ishin në ortakëri me kriminelët në veri, tani jo që nuk janë, por edhe ndiqen e arrestohen. Është prishur strofulla e kriminelëve, bandave terroriste dhe shumë politikanëve të lidhur dhe financuar nga ata. Këta janë shqelmat e fundit të kriminelëve në veri, atje po mbizotëron rendi dhe drejtësia çdo ditë e më shumë.