Politika e Kremlinit është e ngjajshme me çrregullimet kancerogjene të atij pacientit fatëkeq, përderisa përcjellin metastaza për ekstremistët e djathtë së politikave tinzare anti demokratike në Perëndim dhe Europë. Por, kur jemi te politikat e Serbosllavisë, krijohet bindja se askush në këtë botë nuk mund të ndjen dhe përshkruan më mirë prapaskenat dhe veprimet djallëzore tyre, se sa shqiptarët, sepse jemi përballë ndër shekuj me këta shpirtzinjë! Strategjia e tyre tinzare është loja e viktimës edhe kur të vrasin! Kjo lojë e shëmtuar e krokodillit u gëlltit pa u përtypë fare nga një pjesë shteteve të Europës, të cilat si të thuash, u solidarizuan në heshtje me fantazinë e kësaj politike të ç’mendur dhe çfarosëse! Kjo traditë u vazhdue edhe nga pesëshja e Europës, të cilat nuk deshtën të njohin pavarësinë tonë. I vetmi Diell që rrezon tanë botën e njerëzimit, lëshonte rreze drite edhe mbi trojet tona, por fqinjët tanë, serbët me dëshirën më të madhe do të përvetësonin dhe dënonin edhe Diellin. Këtë edhe e bënë ndaj të gjithë patriotëve të shqipes nëpër të gjitha kohët e liga, por shqipja asnjëherë nuk u dorëzua. Edhe pse një pjesë e madhe e kombit u detyrua të merrë botën në sy, të shkelë edhe në Amerikën e largët, të gjithë bashkarisht me pjesën e të gjithë atyre që mbijetuan në vend u bënë dëshmitarë të së vërtetës për forcat e demokracisë botërore, se shumëçka nuk është në rregull me këtë mentalitetin këtyre mesjetarëve të Karpateve të cilët lakmonin të ç’farosin popullin më të vjetër në këto viset e Ballkanit! Mbrojtja e të vërtetës tonë historike u bë realit dhe më në fund u ngulfatën këto forca të errëta mesjetare të Serbisë nga zemërgjërsia e Aleancës Veriatlantike dhe nga forcat tona liridashëse! Liria erdhi por disa forca të errëta të Europës të cilat shalojnë demokracinë e perëndimit me ndihmën e autokracisë së lindjes në njërën anë, arritën të ndihmojnë dhe ngacmojnë ëndrrat e Serbisë, kurse në anën tjetër veprimet barbare të Kremlinit ndaj Ukrainës ua rritën shpresën pinjollëve të Millosheviqit që të sabotojnë lirinë dhe shtetin tonë që nga dita e parë! Sllavët, prej se shkelën në trojet tona nuk u ngopën asnjëherë me ëndrrën e dominimit mbi viset e shqiptarisë, për të cilat edhe sot nuk ngurrojnë të vajtojnë dhe të luajnë përsëri të njëjtin rol.
Kam bindjen se enigma e mos zgjidhjes së problemit të kombit tonë është vetëknaqësia e tepruar, mendjemadhësia dhe friga e jonë si tanësi, për të bashkëpunue dhe për të punua haptas drejtë të ardhmes për bashkimin kombit. Pse e përbashkëta e Shqipërisë dhe Kosovës ngacmojnë Serbinë por edhe ndërkombëtarët? Pse favorizohen përuljet e shtetit tonë ndaj Serbisë e cila haptas gërryen të ardhmen tonë? Shtrohet pyetja; a mundet Kosova të mbijetojnë pa mallëra të Serbisë? Nëse po, pse atëherë nuk lejohen barrierat ligjore të cilat i meriton Serbia, kur kjo nuk dëshiron të njohë ligjet e shtetit tonë? A është Kosova fajtore pse Serbia nuk e qan fare kokën për shtetin dhe ligje tona? Sanksoinet e Europës na qenkan të drejta për faktin se Kosova nuk paska forcë të detyrojë Serbinë që ajo të mos sillet si armik ndaj pavarësisë tonë! Fatkeqësisht këto sjellje të vyshkura, kjo mjegullnajë e dendur nga ana e ndërkombëtarëve, përputhet plotësisht me kërkesat e shqiptarëve për shtëpinë e vetë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera. Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë, sikur ndjehen tepër rehat kur bëjnë politikë të drejtë ndaj padrejtësive të Serbisë, Maqedonisë dhe Malsisë dhe në të njëjtën kohë ëndërrojnë që Serbia të demokratizohet nën udhëheqjen e Vuçiqit, gjegjësisht Putinit! ! Kështu gabueshëm menduan edhe ndërkombëtarët në këto dy dekadat e fundit, dhe ja ku jemi në këtë rrethin vicioz të problemeve me Serbinë dhe Rusinë. Hapat e breshkës të burokracisë demokratike u shkelën dhe po shkilen nga autokracia!
Loja e Rusisë është thjesht një marrëzi, e cila stimulon edhe marrëzi të tjera nëpër tanë Ballkanin dhe më gjërë. Shërbime ruse të inteligjencës SVR pretendojnë se Perëndimi do të pushtojë Ukrainën dhe do ta ndajë vendin midis Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Polonisë dhe Rumanisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Tass. Njëjtë sikurse Rusia, deklarohet edhe Serbia kur është në pyetje shteti i Kosovës dhe Perëndimi apo bashkimi i shqiptarëve!
Për më tepër, SVR pretendon se Perëndimi dëshiron të vendosë "forca paqeruajtëse" në Ukrainë. SVR pretendon poashtu se Ukraina duhet të ndahet në katër zona, me Rumaninë që merr bregun e Detit të Zi, Polonia merr Ukrainën perëndimore, Gjermania pjesët qendrore dhe lindore, ndërsa Britania merr pjesën veriore të Ukrainës, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Kievit!
Studiuesi në Institutin Norvegjez të Politikës së Jashtme, Karsten Friis, shprehet haptas ndaj këtyre pretendimeve të ç’mendura! Ai thotë se; shumë gjëra të çuditshme derdhen nga Kremlini, por ndonjëherë këto kanë rrënjë të vjetra të një mentaliteti absurd!
Edhe Jardar Ostbo, profesor në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në Norvegji, beson se mund të ketë diçka pas kësaj deklarate të habitshme, por kjo mund të interpretohet si një nga përpjekjet e Rusisë për të pozicionuar veten përpara se Donald Trump të vazhdojë punën si president. Ndërsa qëndrimi i SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë ndoshta do të ndryshojë, por ka pasiguri se si, edhe nëse një formë e dialogut, të paktën midis SHBA-së dhe Rusisë mundësohet, thotë Ostbo për ABC Nyheter. Për më tepër, Ostbo thotë se kjo mund të imagjinohet gjithashtu se ata duan të sinjalizojnë pozicionin e Rusisë.
– Duke dalë me këtë “analizë” të tillë, artificialisht krijojnë nevojën për një koment zyrtar. Zëdhënësi i shtypit i Putinit ka thënë më pas se një operacion paqeruajtës është i mundshëm vetëm nëse të dyja palët e lejojnë atë. Kështu thuhet edhe për rastin e shtetit tonë, Kosovës; nëse Serbia mirren vesh me palën e Kosovës, atëherë Rusia pajtohet! Një interpretim tjetër, dhe ndoshta edhe më i besueshëm, është se politika ruse dëshiron të zbulojnë se si qeveria dhe opinioni publik në këto vende lidhen me një zgjidhje me forcat paqeruajtëse. Ky është një provokim për reagime!