Gjykata Speciale dështon nëse nuk zbardh vrasjet politike në Kosovë

Opinione

Gjykata Speciale dështon nëse nuk zbardh vrasjet politike në Kosovë

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë vendosur që dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave të thirren pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky është një lajm i ri dhe i favorshëm për viktimat e pretenduara nga gjykata, të cilët tani kanë një mundësi shtesë për të zbardhur autorët.

Edhe pesë muaj ka në dispozicion prokuroria për të thirrur dëshmitarët, pastaj dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave dhe, në fund, ata të të akuzuarve. Në këtë proces gjyqësor, me shpenzime të mëdha dhe kohë të gjatë, mbetet të shihet cili do të jetë përfundimi. Qëllimi i Gjykatës Speciale është të zbardhë vrasjet që janë kryer nga janari 1998 deri në fund të vitit 2000, me një fokus të veçantë te vrasjet, atentatet dhe format e tjera të dhunës, përfshirë rrahjet ndaj kundërshtarëve politikë.

Megjithë mundësitë e pafundme në burime njerëzore, aspektet financiare dhe të tjera, Gjykata Speciale do të dështonte nëse nuk i zbardh vrasjet me motive politike për të cilat është krijuar. Kjo është edhe një nga pritshmëritë kryesore të qytetarëve. Sa i përket pjesëve të tjera të implikimit të Kosovës në raport me Serbinë, nuk ka dyshim se qytetarët janë kundër. Por përsa i përket vrasjeve pas luftës, shpresat janë të mëdha. Në rast dështimi, dëshpërimi do të jetë gjithashtu shumë i madh.

Uroj që një gjë e tillë të mos ndodhë, pa dashur të hamendësoj nëse të akuzuarit janë apo jo fajtorë, por që më në fund të zbulohet kush dha urdhrin për të vrarë aktivistët e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat