Në një deklaratë në Cyrih të Zvicrës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se, për derisa do të jetë president i Serbisë, nuk do e njohë Kosovën, si shtet të pavarur dhe nuk do heqë dorë nga neutraliteti ushtarak, që nënkupton se, negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe me ndërmjetësimin e BE-së, deri më tani, sikur nuk është sjellë dhe bërë asgjë.
Aleksandër Vuçiq, nuk mund të quhet ndryshe vetëm një kriminel dhe bashkautor i planeve me kryekriminelin Millosheviq, kundër shqiptareve dhe kombeve tjera jo serbe, dhe ky i fundit, sikur do ia kalonte të parit, sepse i pari ishte më i « shkoqitur » për të marrë vendime, ndërsa ky i dyti më i « tulitur » dhe më dinak, por për dallim nga njëri-tjetri, nuk mund të ia heqim asnjërit një fije « karakter » njerëzor.
Vuçiq, nuk pendohet për të kaluarën e hidhur serbe, që ia shkaktoi popullit shqiptarë të Kosovës, por për çudi, sikur ky njeri nuk ka karakter njerëzor, sepse nuk pendohet as për krimet e fundit të kriminelëve terrorist serb, që shkaktojnë sot trazira dhe shpërthime të ndryshme në veri të Kosovës, sikur që ishte terrorizmi në Banjska të Zveqanit, dhe ai i fundit në shpërthimin e kanalit Ibër Lepenc, duke mos ndier aspak keqardhje, sepse ky vetë është autor dhe hartues i planeve të këtyre projekteve kriminale.
Shteti i Kosovës, me kryeministrin aktual Albin Kurti dhe zonjën presidente Vjosa Osmani, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që Kosovën, ta kthejnë në gjendje normaliteti, në veçanti pjesën veriore të vendit me shumicë serbe, si dhe marrëdhëniet me Serbinë, secilës nuk i bëjnë fare përshtypje, sikur nuk pajtohet që ky vend të krijojë kushte të pajtueshmërisë dhe fqinjësisë së mirë në mes këtyre dy vendeve, por me shantazhimet dhe kërcënimet e saj, po dëshmon se nuk e ka përfunduar misionin e saj fashizoid me urrejtjen ndaj popullit shqiptarë.
Njohja e shtetit të Kosovës, nga Serbia, e në veçanti nga Vuçiqi, sikur me të kafshua dreqi, nuk do të ishte ndryshe dhe e rëndësishme në krahasim me përmirësimin e marrëdhënieve reciproke, por ka rëndësi mos pengimi i saj dhe lobimi që ajo bënë në shumë shtete të botës kundër shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që ky vend të mos përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare.
Dhe pas këtyre sjelljeve kriminale dhe terroriste që vepron Serbia në Kosovë, përmes grupeve dhe bandave kriminale nga brenda dhe jashtë vendit tonë, Kosova po atakohet me shumë vështirësi që të mbrohet nga kjo intrigë e pistë serbe pa ndihmën ndërkombëtare, ndërsa në anën tjetër i mungon një aktivitet më dinamik dhe më serioz i opozitës së Kosovës, e cila nuk bashkëvepron dhe koordinohet me pozitën dhe pushtetin aktual, sepse ia ka verbuar sytë pushteti.
Serbisë i mungon një lidership i guximshëm, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe me udhëheqjen e Vuçiqit, e ka të vështirë, sepse është një lider « qyqar » të lirohet nga krimet makabre ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë të këtij vendi, dhe shteti i jonë edhe nëse njihet nga ky vend, nuk do gjejë stabilitet real në këto kushte dhe rrethana që vepron Serbia, ndaj shtetit dhe Institucioneve të Kosovës, duke u përzier në çështjet e brendshme të këtij vendi.
Dhe për këtë shkak rrjedha e ngjarjeve dhe e mosmarrëveshjeve ndërmjet këtyre dy vendeve po neglizhohet dhe nuk ecën në ritmin e duhur për të krijuar një stabilitet në këtë vend dhe rajon, sepse protagonistët që udhëheqin sot politikën e Serbisë, sikur do frikësohen të bëjnë një marrëveshje të mirë ndërfqinjësore, por duke qenë lojal edhe jo racional karshi Kosovës, ata në këtë mënyrë divergjenciale i japin kohë dhe jetë pushtetit të Vuçiqit dhe kësaj politike antipaqësore.
Kush është Vuçiqi, vetëm një trashëgimtar i Millosheviqit, dhe kujna do i shkojë në mendje se një kriminel i tillë, që deri dje i gjeneruan rrugët e krimit dhe gjenocidit në Kosovë e rajon, do të pendohen një ditë dhe do kërkojnë falje popullatës shqiptare dhe të tjerëve, për të hapur mundësinë e një dialogu të sinqertë ndër njerëzor, ashtu sikur duhet të jetë ndërgjegjja një njeriu dhe shoqërie normale njerëzore për të zgjedhur problemin historik në mes këtyre dy etnive.
Pse kjo armiqësi në mes këtyre dy popujve akoma do të vazhdonte edhe më tutje në formën e tillë të urrejtjes, që nga periudhat e më hershme e deri me sot, dhe kjo plasaritje në mes këtyre dy popujve e ka një kosto të madhe edhe për rajonin, që do të thotë se, pa prezencën dhe angazhimin e fuqive të mëdha, në veçanti të SHBA-ve, dhe të BE-së, nuk mund të arrihet lehtë paqja, apo të garantohet marrëveshja në mes këtij rivaliteti shekullor.
Secili me të drejtë do të jepte vërejtjet e veta, ose të organizuara gabim, se edhe Evropa, si ndërmjetësuese e parë, ka bërë shumë lëshime me Serbinë, dhe sjelljet e saj deri më tani kanë qenë jo serioze dhe më shumë përkëdhelëse, dhe për atë nuk është e qartë se deri kur në këtë formë të përpjekjeve të tilla, duke ditur se, Serbia ka nevojë të disiplinohet dhe të çlirohet nga e kaluara, apo nga barra e krimeve historike të saj, dhe shteti serb duhet të bindet, se rruga drejt Evropës, i ka kushtet e veta specifike, por duhet dhe kërkohet ti ketë edhe ato strikte.
Pse themi strikte, sepse kjo zvarritje dhe neglizhencë që këto marrëveshje të marrin edhe përfundimin e tyre, përndryshe rrugët tjera, sikur ia ka përcaktuar vetvetes Serbia, po dëshmon se, kjo nuk është e interesuar të përfundojë një marrëveshje të tillë me Kosovën, kur në realitet nuk e ndanë linjën e saj dhe marrëdhëniet me Rusinë, dhe për Putinin, Kosova, do të ishte kafshatë e vogël, nëse nuk do të pësojë edhe tërë rajoni dhe Ballkani perëndimor, duke marrë shembullin e fundit të luftës në Ukrainë.
Serbisë, përveç se i mungon guximi i lidershipit të saj që të lirohet nga krimet që ka shkaktuar në Kosovë dhe në rajon, sepse gjithnjë në krye të saj vjen një garniturë e njëjtë politike, që është prodhim i shofenizmit serb me një recetë mesjetare të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit, që kjo e fundit ka punuar gjithmonë kundër shqiptarëve në çdo kohë dhe periudhë.
Ndër të tjera, qëndron edhe një kushtëzim tjetër dhe shumë i rrezikshëm i grupacioneve çetnike serbe, me të cilët është e lidhur Kisha Ortodokse Serbe, si një strukturë e përbashkët politike dhe të cilët i kushtëzojnë për të qëndruar në pushtet, në këtë rast sikur gjendet Vuçiq, duke i kontrolluar në çdo hap, për të mos e ndryshuar kahen politike ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të saj.
Për ti kuptuar këta njerëz të kësaj politike, që janë të lidhur ngushte me grupet e krimit, do i vërejmë kundërshtarët e tyre, të cilët, ose do u nënshtrohen politikave të tyre, ose do i largojnë, apo likuidojnë me njëherë pa gjurma, sikur që ishte rasti i kryetarit Zinxhiq, apo Oliver Ivanoviq, të cilët vet i vranë dhe vet i vajtojnë, për të mos u zbuluar krimet e boshtit të tyre politik dhe strategjik, duke i ruajtur gjurmët e këtij elementi fashizoid.
Mirëpo, në qeverinë e Kosovës, kërkohet një unitet i përbashkët dhe bashkëveprim organik në mes pozitës dhe opozitës, për të qenë stoik dhe më të fortë ndaj politikës me Serbinë, një harmoni e cila do ti afronte të gjitha partitë politike, dhe së bashku të punohet dhe veprohet për një qëllim të përbashkët, një bashkëveprim dhe organizim, që po mungon dhe hezitohet të bëhet nga arroganca e tanishme e opozitës së sotme, përndryshe drama e marrëveshjeve në mes këtyre dy popujve do të zvarritet dhe përsëritet me vite të tëra pa ndonjë rezultat konkret dhe të frytshëm.
Dhe për të rrumbullakuar një marrëveshje përfundimtare politike dhe historike me Serbinë, sikur është e pa mundur pa u ndëshkuar në rend të parë regjimi serb i Millosheviqit, e cila duhet të kushtëzohet me disa kushte të domosdoshme që do t’ia parashtronte Kosova, Serbisë në Bruksel, apo kudo tjetër, për të drejtat e veta sublime që i takojnë, sikur çdo shoqërie njerëzore, që është e dëmtuar dhe shkatërruar nga luftat dhe dhuna e regjimit të tyre, sikur që është Serbia fashiste ndaj Kosovës.
Serbia duhet ti kthejë të gjitha kufomat e pagjetura deri më tani, të cilat i rrëmbeu gjatë luftës në Kosovë, dhe Serbia duhet ti kthejë të gjitha dokumentet kadastrale dhe trashëgimitë tjera kulturore të Kosovës, të cilat i vodhi në kohën e luftës. Serbia duhet kthyer të drejtat e nëpërkëmbura dhe të tjetërsuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Serbia, duhet të heqë dorë nga Kosova dhe të heqë Kosovën njëherë dhe përgjithmonë nga Kushtetuta e saj.
Serbia duhet të heq dorë nga politikat e saj luftënxitëse, të cilat po i serviron përmes Listës serbe në Veriun e Kosovës, për të formuar Asociacionin një etnik serb. Serbia duhet të heq dorë nga organizimi i saj që lobon kundër Pavarësisë së Kosovës. Dhe Serbia, që të arrin një marrëveshje ndër fqinjësorë me Kosovën, duhet të heq dorë nga logjika e sundimit dhe konfrontimit të përhershëm të nacionaliteteve tjera, që dëshmohet me hendekun e saj gjithnjë e më të thellë ndërnacional në tërë rajonin dhe më gjerë.
Popullin serb, sikur e mundon masovikisht miti mbi madhështinë e vet historike, dhe se gjatë procesit historik mbi tragjizmin e popujve nuk ka mësuar asgjë dhe sikur nuk kanë mësuar asgjë as në Luftën e Dytë Botërore, apo ndoshta Hitleri, në të vërtetë pasa qenë i çmendur, që nga të bëmat e tij ndaj edhe popujve të pafajshëm, mirëpo shteti i Gjermanisë, përveç se ka kërkuar falje, por edhe ka paguar shumë shtrenjtë dëmet e luftës dhe të krimeve, prandaj edhe NAT-o, që intervenojë në Kosovë, ndaj Serbisë, duhet të ishte mësimi më i mirë për secilin vend që luftën dhe pushtimin e konsiderojnë si prioritet të tyre.