Pyetje si ndodhi që BDI shkoi në opozitë dhe op menjëherë filluan që të rrezikohen të arriturat e Marrveshjes së Ohrit. A nuk është paksa e quditshme dhe sinjifikative kjo situatë e krijuar nga dikush ndoshta dhe në koordinim me dikë për efekte të caktuara të politikës ditore.
Pra pse nuk ndodhi që tre nenet e ligjit të cilat e rregullojnë përdorimin e gjuhës të cilën e flasin mbi 20 përqind të një popullate, që në rastin konkret është gjuha shqipe të kontestohen mu në kohën kur BDI ishte në pushtet por kjo gjë po ndodh tani kur ajo është në opozitë.
Cili është qëllimi apo tendenca mos vallë dikush po don që BDI-në ta prezenton si shpëtimtaren e vetme të popullit shqiptar që jeton në RMV, ndërsa VLEN-in si Parti që nuk është në gjendje ta bën mbrojtjen e shqiptarëve.Nëse dikush arrin të ma sçaron këtë gjë atëher un do tu besoj plotësishtë pohim-trillimeve të eksponenteve te BDI-së se ja dikush po dëshiron ti rrezikon me të vërtetë të arriturat e shqiptarëve. Perndryshe a më thotë kush se çfar force magjike na paska BDI që ti mbron të arriturat e Marrveshjes në fjalë e që VLEN-i nuk e paska. Apo çfar bëri diçka të veçantë BDI për qështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit e që të tjerët tani nuk duan ta bëjnë. Asgjë ky subjekt politik bile nuk punoi sa duhet dhe si duhet as për zbatimin e plotë të saj edhe pse më shumë se dy dekada e njëjta ishte në pushtet. Ajo është dashur që ta zbaton Marrëveshjen e Ohrit në masë bukur të madhe me qëllim që të mos ketë as individ por as subjekte që ta rrezikonin atë me nisma si kjo e fundit. Por të gjithë e dinë se Marrëveshja e Ohrit nuk guxon të rrezikohet.Këtë e dinë edhe këta të BDI-se, ata të LSDM-së bile të njëjtën gjë e dinë edhe ata të VMRO-së të cilët formalisht gjithmonë janë deklaruar kundër kësaj marrveshjeje.
Pra të gjithë shumë mirë e dinë se nuk është edhe aq lehtë të kontestohet e lere më të sulmohet Marreveshja e Ohrit. Prandaj brenga e BDI-së se ja po ndodh diçka e tmerrshme se po rrezikohet realishtë dhe seriozishtë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe nuk pijnë ujë sepse prapa Marrëveshjes së Ohrit me nënshkrimet e tyre qëndrojnë SHBA-të dhe BE-ja. Pra qytetar shqiptar rrini të qetë se nuk guxon askush të jetë kundër marrëveshjes së Ohrit. Jo se dikush këtu i frigohet BDI-së dhe shqiptarëve porse të gjithë i frigohen faktorit ndërkombëtar si garantuese jo vetëmse e marrëveshjes në fjalë por edhe e paqës dhe e stabilitetit të RMV-së.