Rusia po sulmon kryengritësit në Siri për të siguruar bazat e saj ajrore dhe detare në vend.!

Opinione

Rusia po sulmon kryengritësit në Siri për të siguruar bazat e saj ajrore dhe detare në vend.!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 20:56
Gjeneral lejtënanti amerikan Mark Hertling

Javën e kaluar, kryendritësit  ekstremistë nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) hynë dhe morën kontrollin e Alepos - qyteti i dytë më i madh në Siri. Më vonë ata morën edhe qytetin e Hamës dhe zona të tjera në vend. Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian ishin deklaruar më herët me premtimin për  mbështetje të pakushtëzuar për presidentit sirian Bashar al-Assad kundër grupit ekstrem rebel dhe mbështetësve të tyre….)  Nëse ky sulm do të fitonte ndonjë forcë, kjo do ta bënte shumë të vështirë situatën për Rusinë. Duke hyrë në Siri tani, është e mundëshme që të bllokojnë  avionë, municione dhe ushtarë, thotë Arne Bård Dalhaug, gjeneral-lejtnant në pension dhe ish-shef i Shtabit të Mbrojtjes. Kryengritësit kanë përdorur tashmë edhe dronë, por përflitet se forcat speciale ukrainase kanë qenë atje për t'i trajnuar ata në përdorimin e tyre. Nuk e dimë se çfarë lloj dronësh kanë, sa janë të avancuaa  apo sish posedojnë. Ajo që është e sigurt është se ata tani kanë dronë të cilat nuk i kishin më parë, thotë Dalhaug….) Gjeneral-lejtnant amerikan Mark Hertling, i cili ndër të tjera ka shërbyer si komandant i forcave të ushtrisë amerikane në Evropë, beson se Vladimir Putin ka probleme të mëdha këto ditë.

Ai beson se Vladimir Putin e do Sirinë, vetëm për një arsye specifike, kjo ka një bazë të rëndësishme ajrore në Khmeimim dhe një bazë detare në qytetin bregdetar të Tartus.

Duket haptas se forcat ruse janë në rrëmujë, ato janë të përhapura në disa kontinente, jo vetëm në Ukrainë dhe Siri. Ekonomia është në rënie të lirë, një situatë jo e mirë për hapareshjen e Putinit, thotë Mark Hertling për CNN. Arne Bård Dalhaug ndan të njëjtin mendimin,  se këto baza janë shumë të rëndësishme për Vladimir Putin dhe forcat ruse.

- Baza detare që ata kanë në Mesdhe është bërë shumë më e rëndësishme si pasojë e faktit se Deti i Zi është bërë pothuajse i pamundur për t'u përdorur. Ata gjithashtu nuk lejohen të lundrojnë përmes ngushticës së Bosforit, kështu që baza e portit në Siri është edhe më e rëndësishme. Nuk jam i sigurt se çfarë dobie do të ketë, por do të ishte një humbje e madhe nëse do ta humbnin, thotë Dalhaug.

Ai gjithashtu kujton se këto baza ishin arsyeja kryesore pse forcat ushtarake ruse hynë papritur në Siri në vitin 2012….) Meqenëse Rusia ka një bazë ajrore në Siri, ato mund të përdoren gjithashtu në mjedise të ndryshme në Lindjen e Mesme nëse një ndihmë e tillë nevojitet tani, thotë Dalhaug….) Rusia ka humbur 4-5 herë më shumë ushtarë në luftën e Ukrainës sesa ka humbur kolektivisht në të gjitha luftërat në të cilat kanë marrë pjesë që nga viti 1945.

- Të shkosh në luftë në Siri tani pa mbështetjen e asnjë forme të forcave tokësore do të jetë shumë e vështirë. Mendoj se Rusia është në telashe serioze në disa fronte tani, thotë Mark Hertling. Rusia tashmë ka ushtarë në disa vende afrikane dhe disa baza në Azi. Ushtarët nga grupi famëkeq Wagner, i cili drejtohej nga Yevgeny Prigozhin deri në vdekjen e tij, tani veprojnë nën emrin "Africa Corps". Që nga fillimi i vitit 2024, Rusia ka bërë përparim ushtarak në Ukrainë. Por sipas Adrian Bird, kreut të inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, mbi 700,000 ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur rëndë që nga 24 shkurti 2022.  Përktheu:H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat