Kujdes me Liqenin e Ujmanit – Aset i rëndesishëm kombëtar e shtetëror së bashku me asetin grandioz të Minierave të Trepçës në Mitrovicën Veriore të Republikës se Kosovës

Opinione

Kujdes me Liqenin e Ujmanit – Aset i rëndesishëm kombëtar e shtetëror së bashku me asetin grandioz të Minierave të Trepçës në Mitrovicën Veriore të Republikës se Kosovës

Nga: Ali Kelmendi Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 20:26
Ali Kelmendi

Gazeta « Politika » e Beogradit e datës 9 mars 1974 shkruante : Punishtja IBËR – LEPENC me hidrosistemin e ri zgjedh problemin e përhershëm të furnizimit të Kosovës me ujë ( marrë nga Biblioteka Universitare për Europen juglindore në Bern- CH).

Ndërtimi i digës së Ujmanit (Gazivodës), ishte njëra nga objektet me më rëndësi të sistemit të arshëm Ibër - Lepenc. Gazeta shkruante se për momentin ajo ishte punishtja më e madhe në Evropë ( më shumë së një miliardë e gjysëm (1.5 ) miliardë dinarë të investimeve)

Banka ndërkombëtare kishte dhënë kredinë prej 45 milionë dollarësh amerikanë. Ndërsa popujt e ish jugosllavisë, pa kurrfarë kushtesh kishin ndarë 700 million dinarë ( jashtë fondit të federatës- e jo prej fondeve të republikave, për ndërtimin e këtij sistemi. Pra, asnjë dinarë nuk është ndarë nga fondet republikane.

Kësaj duhet shtuar se Banka e Kosovës kishte ndarë mjete të mëdha për të njejtin investim.Me këtë projekt të Ujmanit duhej të realizohej furnizimi i tërësishem i banorëve dhe i ekonomisë së Kosovës me sasitë e mjaftueshme të ujit të pijshëm të shëndoshë dhe atij industrial. Me këtë po zgjidhet një ҫeshtje jetike për gjetjen e ujit, duke përjashtuar Prishtinën, asnjë vend tjetër në pjesën lindorë nuk ka mjaft ujë të pijshëm, ose për përdorim për nevoja tjera. Mungesa e ujit nuk ishte problem i djeshëm i Kosovës. Në Kosovë kishtë pak të rreshura. Ҫdo vit i katërt ishte i thatë, dhe ҫdo i nënti e goditte popullatën me thatësirë të plotë.

Mu për këtë ishin bërë studime për ndërtimin e Ibër –Lepencit në dy etapa. Etapa e parë e Ibrit të mbaronte në vitin 1976, ndërsa etapa e dytë duke e vazhduar të parën - për sistemin e Lepencit. Hidrosistemi Ibër përbënte shumë objekte të mëdha. Përveq tjerash, duhej të ndërtohej kanali prej 135 kilometrash dhe 18 kilometra aquadukte, tunele dhe sifona dhe përfunduar dy diga.. Ajo e Ujmanit ishte diga më e madhe. E lartë 107 metra- Për t’u ndërtuar ajo nevojiteshin 5 milione metra të materialit të ndryshëm dhe liqeni të shtrihej deri në Ribariq me gjatësi 25 km në të cilin do të akumuloheshin 370 milione metra kubë ujë. Të Ujmani duhet të shpohej tuneli, me të cilin kur të përfundonte sistemi i ujit i njejtit të drejtohej për funksionimin e turbinave të hidroelektranës së Ujmanit. Elektranat ishin me kapactet të vogël për prodhimin e 100 milione killovat ore të energjisë për nevojat e kombinatit Trepҫa.

Uji për të gjithë ( Për pije, ujitje dhe për Termocentrale)

E gjithë Kosova lindore e prite me padurim së kur do të përfundojë sistemi i Ujmanit. Më kanalet bartëse të ujit furishëm do të rrjedhnin miliona metra kubë të lëngut të ҫmuar në disa drejtime. Prej kanalit kryesor degëzoheshin kanalet për Mitrovicë, Vushtrri,, Prishtinë, Drenas dhe Lipjan. Nga këto kanale pra degëzimet pë ujitjen e 30.000 hektarëve të tokës bujqësore.

Sistemi Ibër furnizon mesatarisht me 12 metra kubë ujë në sekond ( tetë për industri, e tjetra për bujqësi dhe popullatë. Në ketë punishtë kanë punuar makina gjigante nga shumë punishte të ndryshme jugosllave si: „ Ivan Millutinoviq“ „ Hidrotehnika“ Tunelogradnja“ dhe „ Ramiz Sadiku“

Rëndësia jetike e ujit për popullatën, bujqësinë dhe energjetiken tonë

Studiuesit e rrethanave dhe kushteve klimatike paralajmërojnë edhe ndryshime të mëdha për ujin e pijshëm e le me për ujitje dhe ujëra për nevojat e industrisë energjetike. Këto të fundit si Kosova A dhe ajo B janë hargjues të mëdhenj të përdorimt të ujërave dhe me rindërtimin e Elektranave të reja do të duhen edhe shumë e më shumë sasi të mëdhaja të ujit. Shkencëtarët paralajmërojnë se Gadishulli Ilirik në të ardhmën do të ketë mungesa të mëdha të ujit.

Dihet së kemi rezerva të mëdha të lignitit, por elektranat nuk punojnë pa rezerva të mëdha të ujit. Nëse Ujmani në ndonjë farë mënyre do të dështonte ose do të shantazhohej, siq ndodhi kësaj here në kanalin e ujit të Zubin Potokut dhe, nese AKS -së do ti ipeshin ingerencat ekzekutive të komunave me shumicë serbe ose siq kanë menduar serbet së paku t`u bëhej pagesa e ujit me metra kub, qoftë ajo edhe për ndonjë sasi minimale të ujit, atëherë Kosovës do tì kushtonte shtrenjtë e sidomos në ndërtimin e objekteve të reja energjetike.

Në botë gjithnjë po shterron uji i pijshëm. Kështu do të ndodhë edhe me ne. Do të ketë luftëra edhe për ujë në të ardhmën.

Flitet, së kur Moamer Gadafi i Libisë kishtë vizituar Beogradin që e bënte shumë shpesh e kishin pas dërguar ta vizitojë Ҫakorrin dhe e kishin shërbyer me ujit e tij. Me pastaj

ai kishte pas deklaruar, së nëse Jugosllavija ia dërgon një litër ujë, do t’ua kthente në këmbim me një litër me naftë. Pra, një litër uji në këmbim të një litri me nafte.

Me një rast të kthimit tim nga Zvicra në Prishtinë, me vete mora sudanezin Ahmad si musafir timin në pronën dhe shtepinë time në Pavlan-Pejë. Në pronë kisha dhe kam burime të bollshme të ujit të pijshëm të cilat me kohë janë edhe pakësuar. Kisha ca burime-kroje ku buronte uji i pijshëm.

Miku sudanez kur i pa burimet u habit dhe futi duart në burim, I mbante në ujë për kohë të gjatë, herë e lante fytyrën, herë e pinte. Mu drejtua mua, se ajo ҫka pau dhe shijoi ishte një mrekulli e Përendisë. U mahita me të dhe i thashë së s’është kjo kurgjë orë miku Ahmad. Ju e keni naftën me bollëk. Po. zoti Kelmend mu drejtua së nafta nuk pihet. Ne e blejmë ujin dhe gjithnjë e kemi vështirë e më vështirë për sigurimin e ujit të pijshëm…

Pra, z. Kryeministër Kurti pasi situatën e Veriut si dhe Itegritetin territorial e Sovranitetin e keni arritur me mund e menqurinë tuaj dhe, po i siguroni kufjtë së bashku më forcat ndërkombëtare të KFOR-it, policisë tonë dhe FSk-së dhe këtë të fundit e keni armtosur dhe përgaditur kuadrot mbrojtëse me armatime modernë përmes miqëve tanë ndërkombëtarë kuptohet duke e rritur e trefishuar bugjetin për armatim. Bravo.

Andaj pa ujë për pije, ujitje për bujqësi dhe furnizim të objekteve tona energjetike me ujë, në rastin tonë do të kishim vëshirësi të medha dhe, se halli tjetër me i vogël por me rëndësi për qytetarët tanë do të ishte ngrohja qendrore e kryeqytetit të Prishtinës.

Përfundimisht të keni kujdes në bisedimet përfundimtare me Sërbinë dhe të koordinoni siq keni koordinuar gjër me tani me Bashkësinë ndërkombëtare e sidomos me mikun tonë të shtrenjtë e të përjetshëm Amerikën.

Zoti i bekoftë miqtë tanë të vërtetë Europian e sidomos e me gjithë zemër Amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat