Kënga « Mora fjalë » të cilën artistja e madhe Shkurte Fejza, e këndon në Kosovë dhe kudo në trevat shqiptare dhe deri në stadione të hapura, duke ia kushtuar sakrificës dhe luftës çlirimtare në krye me komandatin Adem Jashari, do këndohet pa u ndalë deri sa të jetojë populli shqiptarë.
Kjo këngë, sikur u bë u bë himn dhe këndohet nga i madh e i vogël kudo si në Kosovë dhe Shqipëri, në koncerte e stadione, me vargjet e bukura të komponuara nga kompozitori i madh Naim Gjoshaj, me vargjet që thërrasin komandantin e madh legjendar të UçK-së, të çohet nga varri, thërrasin dhe zogjtë e malit dhe nënëlokja dhe gjithë Kosova e shqiptaria.
Dhe sot për fat të keq, këtë këngë e ndalon kryeministri i Shqipërisë të këndohet në stadonet e këtij vendi, përshkak se Vuçiqi, e kushtëzoi Edi Ramën, në marrëveshjen për organizimin e kampionatit evropian i të rijnve, që organizohet në vitin 2027, dhe Edi Rama, do të ishte i vetëdijshëm për këtë organizim pa marrë parasysh pasojat e krimëve të luftës që i shkakëtoi Serbia, popullit të Kosovës.
Apo, si duhet të mësohemi ne shqiptarët të kemi besim në udhëheqjen e njerëzve të tillë, apo të mbetëmi gjithëherë në këtë mënyrë të çorientuar dhe të përçarë me politikat e udhëheqësve tanë, që ditën rrinë me miqë, ndërsa natën hajnë, pinë dhe rrinë me armiqë të kombit të vet.
Çka do të thotë kjo, kur e gjithë bota shqiptare dhe më gjërë e dinë se kush është Vuçiqi, por e dinë se kush është edhe Edi Rama, i cili po luan një lojë të ndyer dhe tradhëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe njerëzit sikur do të çmendeshin për të mësuar se çfarë po ndodh me kryeministrin shqiptar, që Vuçiqi, ia ka gjetë diagnozën dhe po e shëron me « barë gjumi » .
Sa herë që Edi Rama, e përfaqëson shtetin shqiptar nëpër konferenca dhe tubime në vendet e jashtme, ky njeri fillon të debatojë dhe fillozofojë aq lartë, si një njeri i kohës moderne dhe si diçka joshës, që i nxitë njerëzit me fjalimin e tij, dhe e ndien nevojën e përballjes me botën e pa fundme, ndërsa vendin e vet e ka të mbuluar me krim dhe korrupsion, sikur bota do të ishte e verbër dhe nuk sheh realitetin e këtij vendi.
Edi Rama, në një mënyrë po paraqitet si një politikan i moderuar, edhe pse në sytë e botës takohet me njerëz dhe kundështar të përbetuar të këtij kombi, duke i shtrënguar duart me Vuçiqin, ideatorin e masakrave dhe krimeve gjenocidiale në Kosovë, që as pak nuk ndjenë keqardhje për krimet e tilla dhe kërkim falja, as që vjen në pytje, si një gjest i karakterit njerëzor.
Edi Rama, nuk e meriton të merr timonin e udheheqjes së shtetit shqiptarë, këtë duhet ta thëmi sinqerisht, sepse në bazë të sjelljeve dhe arrogancave të tija, ky njeri ka shenja se është i sëmurë në mendje dhe shpirt, që duhet të përfundojë në ndonjë klinikë psiatrike, por jo edhe të udhëheqë shtetin shqiptarë, dhe nëse dikush do të bënte zhurmë në favor të tij, këta njerëz nuk ia duan të mirën kombit shqiptarë.
Kuptohet se shqiptarët nuk mund të kthehen në të djeshmën dhe ta vlerësojnë jetën e tyre sot, por ti thëmi botës se edhe ne jemi njerëz dhe jo të paraqitemi budallënj, duke u përkulur para armiqve si të tillë të pa dijshëm, apo të bëhëmi model i Edi Ramës, dhe të dorëzohemi e të përshtatemi armiqve dhe kriminelëve që na e thithën gjakun pa mëshirë.