Politika e vjetër është armiku më i madh i drejtësisë së re. Dhe do ishte mirë që në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Shqipërinë ta conte në ato zgjedhje një qeveri teknike të drejtuar nga individsë me integritet, të pakorruptuar, profesionistë dhe jo të verbër politikisht, dhe mundësisht të zgjedhur nga SHBA.
Dhe nëse i imponohet sot qeverisë Rama për të pranuar një qeveri teknike kjo vjen vetëm si meritë e SPAK-ut që realisht po e ndëshkon pothuajse shumicën e ishministrave dhe ministrave, drejtorëve dhe administatën e tij për korrupsion, gjë e cila tregon dhe detyron që të ketë qeveri teknike sepse nuk është i besueshëm korrupsioni qeveritar që të realizojë zgjedhje të pamanipuluara.
Opozita, si kreu i Partisë Demokratike, edhe ai i Partisë së Lirisë nuk janë të besueshëm, sepse nga njëra anë akuzojnë dhe protestojnë kundër SPAK-ut pasi ai po i heton ata, dhe nga ana tjetër opozita denoncojnë dhe kallxojnë penalisht në SPAK qeveritarë, drejtorë, kryebashkiakë dhe ministra të qeverisë Rama, ku jo pak prej tyre janë arrestur, po hetohen dhe janë dënuar nga SPAK-u.
Kjo është e vëerteta dhe jo ajo e disa “intelektualeve”, opininistëve dhe analistëve servilë të krahëve të politikës.