Në dhjetor të vitit të kaluar ishte arrestuar ish deputeti Haxhi Shala për “pengim të drejtësisë”, pikërisht pas dymbëdhjetë muajsh, Gjykata Speciale arrestoi ish shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj, ish kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliun, derisa pjesë e grupit është edhe Hajredin Kuçi.
Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi të premten një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Kështu, Thaçit i shtohet edhe një aktakuzë e re e cila vetëm sa e rëndon gjendjen e tij. Ka qenë e mundur që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të mund të lirohen pas muajit prill, kur edhe pritet që prokuroria të përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve, me të akuzuarit që mund të liroheshin deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Tani, kjo mundësi thuhet në veçanti për Thaçin, por iu rëndon gjendjen edhe tre të akuzuarve të tjerë, meqenëse janë pjesë e një aktakuze të përbashkët. Gjithashtu, dokumentet e konfisikuar ndaj ish shefit të AKI-së mund të nxjerrin shumë të palara që janë bërë nga Thaçi e që janë fshehur nga vartësi i tij gjatë kohës sa ishte në pushtet.
Duke u munduar të shpëtojë, Thaçi vetëm sa po zhytet më thellë, me ish bashkëpunëtorët e tij që nuk e ndihmojnë dot e bashkë me ish shefin e tyre po fundosen edhe ata vetë. Thaçit i shtohen edhe njëmbëdhjetë aktakuza të reja e që janë kryesisht me mosbindje ndaj vendimeve të gjykatës, pengim të personave zyrtarë, etj, me gjykimin që fillon këtë të diel e që është paralajmërim i fortë për të gjithë ata që tentojnë të sabotojnë Gjykatën Speciale në kryerjen e detyrave zyrtare.