Thaçi dhe NPK: Nga "heronj të lirisë" te të akuzuar për pengim të drejtësisë

Opinione

Thaçi dhe NPK: Nga "heronj të lirisë" te të akuzuar për pengim të drejtësisë

Nga: Fatmir Bajraj Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 22:50
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Thaçi u kap me presh në dorë!

"NPK"  në krye me Hashim Thaçin, dikur akuzonin Dik Martin, Këshillin e Evropës, Serbinë, Rusinë e dreqin e t' birin, kinse përmes Gjykatës Speciale donin ta gjykonin luftën tonë të drejtë  për liri, përkatësisht luftën e UÇK-së, duke i akuzuar dhe dënuar krerët e saj, duke filluar nga Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi..

Më vonë, akuzonin dëshmitarët, sipas tyre të rrejshëm shqiptarë, të "rekrutuar" nga BIA dhe Prokuroria e Serbisë, duke filluar nga Nazim Bllaca e deri të viktimat e drejtpërdrejta shqiptare të krimeve të tyre dhe familjarëve të viktimave, duke i stigmatizuar, anatemuar dhe linçuar publikisht si "bashkëpunëtorë" të Serbisë, kinse kundër UÇK-së dhe luftës se saj të drejtë dhe të "pastër" kundër armikut dhe "bashkëpunëtorëve" të tyre.

Vazhduan ta sulmojnë edhe Gjykatën Speciale, siç quhen ndryshe : DHSK-së/ZPS-së me seli në Hagë, me pretendimet se kjo Gjykatë është një-etnike, e një-anshme, dhe mbi të gjitha kundër UÇK-së, luftës se saj të drejtë dhe kundër krerëve të saj, e gjithë kjo, sipas tyre, për ta dënuar Kosovën dhe luftën e saj për liri dhe për të barazuar krimet serbe mbi Kosovën dhe shqiptarët, me kinse krimet e UÇK-së gjatë dhe pas luftës çlirimtare.

"Për një plesht me djeg jorganin"

Pas ngritjes së Aktakuzës së Re për Thaçin & CO, me ç' rast DHSK-së/ZPS-së, kanë në dorë dëshmitë autentike të kapura nga vetë  ZPS, kanë filluar një fushatë marramendëse kundër të gjithë atyre që e shohin ndryshe nga siç e shohin, ata Gjykatën Speciale, procesin gjyqësor dhe mënyrën e funksionimit të saj, duke shkuar deri atje, duke kërcënuar me zhbërje DHSK-së/ZPS-së , përkatësisht Gjykatën Speciale me seli në Hagë, absurd!

Dorën n' zemër, DHSK-së/ZPS-së nuk kanë target luftën tonë për liri, madje as të drejtën tonë të natyrshme që të luftonim për lirinë tonë dhe çlirimin e atdheut nga armiku serbo-sllav, ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti i ndërhyrjes ndërkombëtare mbi Serbinë, përkatësisht i Amerikës në krye të NATO-së, për të ndaluar gjenocidin serb, deportimin masiv dhe shfarosjen e shqiptarëve nga atdheu i tyre i lashtë, Dardania antike-Kosova në mars-qershorin e 99-tës.

Në bankën e zezë, NPK, dhe jo Kosova e UÇK-ja!

Kosova dhe UÇK, ishim dhe jemi të gjithë, dje sot dhe gjithë ditën, por jo edhe NPK, si grup i strukturuar dhe kriminal sipas ZPS-së, dhe ky grup nuk përfaqëson UÇK-në dhe as Kosovën në tribunal, sepse atje nuk janë asnjëra prej tyre, përkundrazi!

Sikur ta donin UÇK-në,  Kosovën dhe lirinë saj, nuk do bënin krime kundër kundërshtarëve politik, nuk do ishin n' bankën e zezë si të akuzuar dhe sot do ishin të lirë, dhe n' mesin e të gjallëve do t'i kishim edhe veprimtarët, ushtarët e lirisë dhe bashkëpunëtorët e presidentit Rugova, mbi 200 sosh, të gjithë të vrarë për motive pushteti ; pa hak, pa gjyq dhe pas shpine në mënyrë tinëzare & qyqare!

Krejt në fund:

Përballuni dhe ndihmojeni Drejtësinë si individ, si "NPK" dhe jo si UÇK, nëse e doni Kosovën, orientimin e saj perëndimor  dhe integrimet veri-atlantike, dhe këtë "sakrificë" i'a keni borgj Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe mbi të gjitha, fëmijëve të atyre, të cilëve për motive pushteti i i keni lënë jetimë.

Në anën tjetër:

Dhe pse jo, është në të drejtën tuaj të padiskutueshme, që para Drejtësisë të provoni kolaboracionizmin e tyre me armikun dhe tradhtinë ndaj atdheut, me ç' rast, ata nuk di ishin më heronj të Kosovës, dhe as ju në anën tjetër, vrasës të këtyre heronjve.

Dhe ju jeni gjallë, dhe jeni të privilegjuar në këtë provë, për dallim nga të atentatuarit të cilët i keni privuar nga jeta, dhe  nuk flasin më!

P.S

Vetë i bëtë krimet, vetë Gjykatën, pra "faji", meritat dhe "heriozmi" është i juaji dhe ekskluzivisht i juaji dhe jo i UÇK-së dhe i Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat