Ra regjimi i Bashar Al Asadit, fundi i 54 viteve të mbretërimit në Siri

Opinione

Ra regjimi i Bashar Al Asadit, fundi i 54 viteve të mbretërimit në Siri

Nga: Prof.Dr.Muhamet Racaj Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 11:49
Prof.Dr.Muhamet Racaj

Hyrje

Diktatura duhet të rrënohet nga vet populli , sepse shtetet demokratike ndonëse zhvillojnë demokarci të brendshme, nuk domethënë se janë të tillë edhe jashtë, madje shpesh janë mbështetësit më të mëdhenj të diktaturave dhe kurrë nuk janë shqetësuar nga tiranët që kishin pushtet mbi popujt e tyre, përkundrazi kanë ndje bezdi të madhe kur kanë gjetur popuj apo vende të caktuar që ka hyrë në arenën e demokracisë. Prandaj, të frymëzuar nga fjalët e Abraham Lincoln-it: “pa zili ndaj kujtdo, me mirësi ndaj të gjithëve, me këmbëngulje në drejtësinë që Perëndia na dhuron për të parë të drejtën,".

54 viteve të mbretërimit në Siri

Babai i Bashar , Hafez al Asad edhe pse sirianët janë arabë në luftën dhjetëvjeçare në mes Iranit e Iraku ishte në anën e Iranit të cilët nuk janë arabë por me origjinë perse , për shkak se alevitë janë degë e shiizmit edhe pse shumica e popullsisë siriane jenë të ritit sunitë. Asad i ritit fetar alevi si degë e shiizmit ishte dorë e djathtë e Iranit dhe në aspektin ushtarak ishte në varësi të Rusisë e marionetë e saj më tepër se pesëdhjetë vite.

Familja Assad ka sunduar Sirinë që nga viti 1971 kur Hafez al-Assad morri pushtetin me një grusht shteti ushtarak, përpara se djali i tij Bashar të trashëgonte presidencën në vitin 2000. Kontrolli i tyre i vendit u imponua përmes një shteti të gjërë sigurie, duke shtypur disidencën përmes një rrjeti të gjërë në qendrat e paraburgimit dhe mbikëqyrja e qeverisë. Bashar al-Assad shtypi një kryengritje popullore kundër tij në vitin 2011, kur sirianët për herë të parë dolën në rrugët e qyteteve të mëdha për të kërkuar rrëzimin e tij. Ajo që filloi si demonstrat paqësore më vonë u përhap në një luftë civile që vlerësohet të ketë vrarë më shumë se 300,000 njerëz në 10 vjet luftime.

Assad me dëshirë e ktheu fuqinë e plotë të shtetit mbi popullin e tij në mënyrë që të ruante kontrollin, duke përfshirë goditjen e popullatës civile me sulme ajrore dhe përdorimin e armëve kimike, përfshirë agjentin nervor vdekjeprurës sarin. Fundi i 54 viteve të mbretërimit të familjes Asad në Siri.

Kanë qenë 14 vite të gjata tmerri. Ky është momenti Sirian i Murit të Berlinit”. Ndërhyrja nga Rusia dhe Irani i kishte lejuar Assadit të mbijetonte pothuajse 14 vjet trazirash dhe konfliktesh civile, duke e lënë atë në krye të një shteti të thyer. Sundimi i tij mbi Sirinë ishte dukur i pashmangshëm, derisa një përparim kryengritës i udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham filloi të merrte kontrollin e qyteteve kryesore përgjatë një autostrade që të çonte në Damask.

Kryeministri, Mohammed Ghazi Jalali, tha në një deklaratë video se qeveria ishte e gatshme t'i “zgjatte dorën” opozitës, duke ofruar të punonte me një qeveri kalimtare. Unë jam në shtëpinë time dhe nuk jam larguar dhe kjo për shkak të përkatësisë sime në këtë vend”, tha Jalili, pa folur për vendndodhjen e Asadit. Duke premtuar një "Siri të re" në deklaratën e tyre, kryengritësit thanë: "Ne kthejmë faqen në të kaluarën e errët dhe hapim një horizont të ri për të ardhmen". Ndërsa rebelët e armatosur pushtuan qytetet në të gjithë vendin, ata hodhën objekte të hapura paraburgimi ku grupet e të drejtave vlerësuan se të paktën 100,000 njerëz konsideroheshin të zhdukur ose të zhdukur me forcë që nga viti 2011 nga duart e shtetit.

Si dy humbës të mëdhenj në Siri janë Rusia e Irani që e lan në baltë regjimin e Asadit ndërsa përfituesja më e madhe është Turqia e cila më një guri i vrau dy zogj , largimin nga pushteti të kundërshtarit të saj të madh Asadit dhe eleminimin e rrezikut kurd nga Siria (YPG-së kurde nga Siria është si motër e PKK-së në Turqi e Irak) të cilët më ndihmën e SHBA -ve , Izraelit e PKK-së e rrezikonin territorin e Turqisë. Siq dukët Rusia e ka mdihmuar shum Turqin në këtë drejtim e më të njëjtën mënyrë edhe Turqia e ndihmon Rusin si në Ukrain e në çështje tjera.

Gjithashtu Turqia do të këtë edhe shum përfitime ekonomike sepse në Siri do të angazhohet edhe ushtrija Turke e cila është shteti i dytë më i fuqishëm i NATOS-s me një industri shumë të zhvilluar ushtrake.

Si duket, Siria prap nuk do të jetë vetvetja sepse do të vazhdojnë ndikimet gjeopolitike nga SHBA, Izraeli, Irani, Rusia e Turqia., për interesa të përbashkët. Mos harojm se Turqia është shteti i dytë më i fuqishëm i NATOS-s në të cilën edhe SHBA -të është anëtare dhe aleat strategjik e kanë Turqin.Çka shifet nuk është gjithëmon realja, sepse politikat dhe interesat gjeostrategjike luhen pas kulisave(perdeve).

Në këtë rast Irani doli të jetë humbësi i madh sepse pa familjen Asad nuk ka më ndikim, sepse te pjesa sunite ne Siri nuk gëzon mbështetje si dhe Rusia e cila ishte aleatja kryesore e Asadit.
Edhe Izraeli ka humbur terren se ka menduar përmes partis kurde YGP duke iu ofruar shtetësi ta shtrin rrolin e tyre në tërë lindjen e afërt e të mesme.

Siria prap nuk do të jet vetvetja sepse disa interesa gjeostrategjike të aleancave tejkalojn shumë gjëra që shkaktojn fërkime sepse interesat politike, ekonomike dhe të sigurisë e mbisundojn në këtë rast. Se fundi fundit luftërat zhvillohën në forma të ndryshme, por në fakt janë interesat ekonomike, dhe geostrategjike duke përdorur politikën,diplomacin dhe në fund forcat e armatosura për të arritur qëllimin e tyre .
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat