I nderuar Blendi Fevziu, nëse ti mendon se gjuha shqipe është zyrtare të pyesim?
- Në Marrëveshjen e Ohrit a shkruan dikundi se gjuha shqipe është zyrtare, përveç pakicave 20%?
- Niveli më i lartë i lirisë dhe çlirimit është lufta, të pyesim zotëri Blendi Fevziu, a është statuti i UÇK-s në Kushtetuten e RMV-së, dhe ç'fituan shqiptarët e Verimaqedonisë përveç lirisë 20% në këtë republikë?
-Të pyesim zotëri Blendi, a është zyrtare shqipja me dygjuhësinë, maqedonisht-shqip, te qytetarët shqiptarë, kurse njëgjuhësia maqedonase në mes të Tetovës, Gostivarit, Dibrës etj.
-Të pyesim zotëri Blendi, a është zyrtare dhe e barabartë gjuha shqipe përballë maqedonishtes në mes të Tetovës shqiptare?, ku nxënësit shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme mësojnë gjuhën maqedonishte dhe letërsinë, gjersa nxënësit maqedonas mësojnë vetëm gjuhën e vetë maqedonishten dhe letërsinë e tyre, që lidhje s'kanë me gjuhën dhe letërsinë shqipe?
-Të pyesim i nderuar Blendi, pse arsimtarët që kanë kryer gjuhen shqipe dhe letësinë s'u lejohet të punësohen në paralelet maqedonase për të ligjëruar gjuhën shqipen dhe letërsinë, gjersa maqedonasit që kanë kryer gjuhën maqedonase dhe letërsinë me kushtetutë e ligj ju lejohet të punësohen në paralelet shqiptare për të ligjëruar lëndën e gjuhës dhe letërsisë maqedonase?
Dhe shumë pyetje të tjera që do i lëmë të rezervuara për më vonë.