E nderuara ekselenca Juaj z. Kaja Kallas, si gazetar i moshës 81 vjeçe që më shumë se 60 vite i kam kaluar në gazetari hulumtuese, aktualisht po bashkëpunoj me mediumin “Bota Sot”, medium më prestigjioz shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër. Stafi drejtues dhe tërë gazetarët e këtij mediumi janë të përkushtuar dhe e respektojnë me përpikëri etikën gazetareske dhe janë shëmbëlltyrë e objektivitetit në gazetari. Unë si gazetar kam qenë i përndjekur dhe i burgosur politik në vitin 1971 në kohën e Jugosllavisë së Titos kur punoja si gazetar i të përditshmes “Rilindja “që asokohe botohej në Prishtinë.
Fillimisht Ju dëshiroj shëndet dhe suksese në detyrën Tuaj të re në BE-Shefe për Politikë të Jashtme dhe Siguri i bindur thellë në karakterin dhe dinjitetin Tuaj të palëkundur njerëzor, me tërë qenien time Ju lus dhe kërkoj që ndaj Kosovës të keni një qasje të drejtë.
Krimineli Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë, dhe bashkëpunëtorët e tij krimineli Ivica Daçiq dhe krimineli Aleksandër Vulin urgjentisht duhet të arrestohen dhe burgosen në Gjykatën Speciale në Hagë, për ta treguar të vërtetën e gjenocideve në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Po Jua rikujtoj se kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin ishin bashkëpunëtorë te ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në fundshekullin e 20-të kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksdër Vulin ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe pjesëmarrës në hartimin e planeve dhe skenarëve për kryerjen e këtyre tre gjenocideve në fundshekullin e 20-të.
Krimineli Aleksandër Vuçiq në kohën e kryerjes së këtyre tre gjenocideve serbe, si ministër për Informacion i kriminelit Sllobodan Millosheviq deklaronte publikisht “që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë”.
Krimineli Ivica Daçiq në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë në vitin 2020 i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë nga Kosova, të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.
Kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin janë klyshë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilët edhe sot pas kryerjes së gjenocideve në Ballkan, janë duke e demonstruar idenë e kriminelit Sllobodan Millosheviq për zgjerimin e kufijve të Serbisë gjer ku jeton edhe një serb i vetëm, që do të thotë krijimin e “Serbisë së Madhe” në Ballkan.
E nderuara z. Kaja Kallas, kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin janë nën ndikimin direkt të Rusisë dhe të Kinës në Ballkan, që dëshmohet me armatosjen e vazhdueshme të Serbisë, me ngritjen e bazës ushtarake të Serbisë në Nish, me ngritjen e 48 bazave ushtarake pranë kufirit me Kosovën dhe me ndërtimin e aeroportit gjigant në Trebinje të Republika Serbska, për aterrimin e avionëve të mëdhenj transportues.
Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin nuk e kanë ndryshuar aspak mendësinë dhe retorikën e tyre kërcënuese dhe luftënxitëse ndaj Kosovës dhe ndaj sigurisë dhe paqes në Ballkan. Këta tre kriminelë të Serbisë gjenocidale po i mashtrojnë BE-në, SHBA-të dhe NATO-n, duke i shfrytëzuar financimet dhe benefitet e tyre dhe duke synuar hapur edhe anëtarësimin e Serbisë në grupin e shteteve të BRICS-iT
Për arrestimin dhe burgosjen e kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq ekzistojnë argumente të pakontestueshme, ndaj edhe duhet vepruar urgjentisht, sepse me kriminelët nuk mund ta arrihet kurrë paqja dhe siguria.
Dialogu Kosovë-Serbi iu imponua Kosovës viktimë pa kërkuar Serbia falje për tërë ato krime që i kreu në Kosovë. Dialogu Kosovë-Seri filloi si dialog teknik dhe shpejt u kthye në dialog politik, për ta favorizuar Serbinë gjenocidale dhe për ta dëmtuar Kosovën viktimë.
Në dialogun 13 vjeçar Kosovë-Serbi dështuan në mënyre skandaloze Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, si edhe Antony Blinken, Mathew Palmer, Gabriel Esobar dhe Robert O’Nill nga SHBA-të, me justifikimin gjoja për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, edhe pse dihet qartë se Rusia mposhtet vetëm me luftë ose me sanksione të rigoroze.
Në dialogun Kosovë-Serbi janë nënshkruar 36 marrëveshje të cilat nuk po i zbaton Serbia gjenocidale duke insistuar vetëm në marrëveshjen e themelimit Asociacionit të komunave me shumicë serbe që ka për qëllim në aneksimin e Veriut të Kosovës ku ndodhen minierat e Trepçës më të pasurat në Evropë dhe Liqeni i Ujmanit pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë.
Kosova e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë, e cila tërë komuniteteve u garanton barazi institucionale. Albin Kurti dhe Qeveria e tij në këtë mandat katërvjeçar arritën që t’i shpartallojnë grupet kriminale kontrbanduese ilegale serbe në Veri të Kosovës, strukturat paralele ilegale serbe, kriminelin Millan RadojÇiq dhe grupin e tij kriminal, që e kryen sulmin terrorist te Manastiri Ortodoks Serb Banjskë në Zveçan në shtatorin e vitit 2023 dhe ku policia e Kosovës konfiskoi një sasi dhe marramendëse armatimi municioni, të cilin edhe e ekspozoi.
Serbia gjenocidale dhe terroristët serbë ditë më pare kryen edhe sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc te Zubin Potoku që furnizon m ujë disa qytte të Kosovës dhe Termoelektranat e Kosovës. Policia e Kosovës gjatë kontollit nëpër shtëpitë serbe pas këtij sulmi konfiskoi gjithashtu shumë armë, municione, pajisje ushtarake, 200 uniforma ushtarake srbe dhe shumë bexhe ruse.
Serbia gjenocidale nëpërmjet strukturave të saj terroriste ilegale serbe në Veri të Kosovës i ka organizuar të gjitha aksionet dhe sulmet terroriste në Veri të Kosovës ndaj policies së Kosovës duke përfshirë edhe sulmin ndaj paqeruajtësve të KFOR-it ku u plagosën 90 paqeruajtës, dhjetë prej tyre me dëmtime të rrënda. Megjithatë Serbia kriminale nuk u ndëshkua asnjëherë, por u ndëshkua vetëm Kosova viktimë.
E nderuara z. Kaja Kallas, po Jua rikujtoj se në agresionet e Serbisë kriminale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, u vranë dhe u masakruan më shumë se 120 mijë njerëz të pafajshëm, u dhunuan në mënyrën më shtazarake dhjetëra mijëra femra të pafajshme, u shkatërruan dhe u dogjën qindra mijëra vendbanime dhe u shkaktua eksodi i milionave banorëve të pafajshëm.
Gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen 1643 shqiptarë të pafajshmen të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.
Po Jua rikujtoj se serbët në Kosovë janë mbeturinë e hordhive të ardhura në Ballkan nga Karpatet në shekullin e 6-të. Identiteti i serbëve mbështetet në egërsi, luftëra, vrasje dhe masakra, që më së shumti i kanë kryer ndaj shqiptarëve autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.
Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.
Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.
Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” e viteve 1912/13.
Në këtë libër shkruan par faktet tronditëse të gjenocidit serb ku femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.
Leo Freundlich, është hebreu austriak me këtë libër shprehte protestën e tij kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, me ç ‘rast ushtria serbe vrau mbi gjysmë milioni shqiptarë.
Kopja e vetme e këtij libri është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka me banim në SHBA-të.
Shkrimtari Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e rrallë që mblodhi koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen kolektive te më shumë se gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.
“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, shqiptarët thereshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kështu i përshkruan masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve shkrimtari Leo Freundlich në librin Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota Shqiptare, Vjenë 1913”), të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e Parë Ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.
“Afër Shkupit-2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin. ”(Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9)”.
Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin-me rrënjë dhe degë”. (L. Freundlich, po aty). Një mjek rumun, dr. Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr. Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë rob, shkruan:“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosura rrugëve. Edhe fushat, ishin mbuluar me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra por edhe fëmijë. ”
(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare”-shkruan Dr. Leonte-“ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca-grimca”!
(Po aty) Dr. Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsullatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri-për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegien dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre…, ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku prej disave dukeshin kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli”.
E nderuara z. Kaja Kallas, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur të njëjtën egërsi, po Jua pezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:
“ Ma pushkatuan nënën e vëllain, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, ”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera, ”Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”.
”Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e gjinjtë e mi”, “Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”
E nderuara z. Kaja Kallas, lexojeni me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë gjenocidale në Kosovë. Në vitet 1998/99.
Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Prishtinë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë, duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbuluar nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objekteve publike e private, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.
Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motosharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhe gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës?!Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë?!
As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008).
As ato të EULEX-it 2008”, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.
Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të incizuara.
Esat Shala me shokët e tij gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, kanë inçiziuar 2 mijë kaseta dhe CD të masakrave që Serbia i kreu në Kosovë. Serbia i ka ofruar Esat Shalës 2 milionë euro që Esat Shala t’ia dorëzojë këto kaseta e CD, por edhe përkundër këtyre kërcënimeve Esat Shala këto kaseta dhe CD i dorëzoi muaj më parë në Institutin e krimeve të luftës në Prishtinë.
E nderuara z. Kaja Kallas, tani pasi e lexuat këtë letër publike vendoseni dorën në zemër dhe mendoni, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, po qe se ushtria serbe, paramilitarët serbë dhe policët serbë do t’i kishin kryer këto krime ndaj familjes Tuaj, ndaj farefisit Tuaj, ndaj kombit apo ndaj shtetit Tuaj?!