Atdhetari Hasan Bilalli, kontribues i madh i arsimit shqip, veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare

Opinione

Atdhetari Hasan Bilalli, kontribues i madh i arsimit shqip, veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 10 dhjetor 2024 Në ora: 14:35
Atdhetari Hasan Bilalli (1918-1987)

Hasan Bilalli u lind në Prishtinë në vitin 1918, ai rrjedh nga një familje patriotike dhe përparimtare. Hasani ishte një atdhetar i madh, mësues i cili punoi në Prizren, ai një kohë kishte punuar edhe në Podujevë si mësues.

Gjatë viteve të themelimit të Organizatës Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), ai iu bashkëngjit kësaj Organizate. Atdhetari Hasan Bilalli në Shkup u shpërngulë pas Luftës së Dytë Botërore, ai vazhdoi kontakte me LNDSH-në në Shkup e cila udhëhiqej nga Qemal Skënderi, vazhdonte kontaktet me shumë mësues si me: Azem Maranën, Xhemaludin Preshevën-Ahmeti, Franjo Sopin e shumë të tjerë, të cilët, hapën shkollën tetë vjeçare „Liria“ në Shkup, ai njihte shumë gjuhë mes tjerash edhe anglishtën e turqishtën... Atdhetari Hasan Bilalli mbante lidhje me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe me atë të Turqisë.

Atdhetari Hasan Bilalli, shkollën fillore dhe Medresen „Gazi Isa Beu“ i kreu në qytetin e Shkupit, ndërsa kursin pedagogjik e kreu në Gjimnazin „Sami Frashëri“ në Prishtinë. Hasani në vitin 1944 anëtarësohet në Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) në Shkup, ai mbajti lidhje të ngushta me shumë personalitete të njohura, si me:Hysni Rudin Azem Maranën, Halim Oranën, Qemal Skënderin e me shumë patriotë të tjerë.

Pas zbulimit të Organizatës së LNDSH-së dhe kapjes së bashkëpunëtorëve të tij nga OZNA, atdhetari Hasan Bilalli arrinë të ikë në Shqipëri, megjthatë pas fillimit të proçesit gjyqësor të shokëve të tij në Shkup, organet jugosllave kërkojnë nga Shqipëria që Hasani të depërtohet në Jugosllavi, ku fatkeqësisht organet shqiptare nga Shqipëria këtë edhe e bënë e dorëzojnë Hasanin në organet zyrtare jugosllave.

Me 4 shkurt të vitit 1947, Hasanin e nxorën para gjyqit, procesi gjyqësor zgjati 10 ditë, së bashku me grupin e tij, edhe atdhetari Hasan Bilalli u dënua me 10-të vjet burg të rëndë. Athetari Hasan Bilalli, pas vuajtjes së burgut, ai punoi në fshatin Studeniçan derisa u pensionua dhe ndërroi jetë në vitin 1987 në qytetin e Shkupit.

Lavdi jetës dhe veprës së Hasan Bilallit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për atdheun!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat