Në fillim të viteve të 60-ta, në Lindjen e Mesme depërtuan lëvizjet e majta. Aktorët e këtyre rrymave majtiste ishin studentë që kishin studiuar në periudhën e kolonializmit europian. Këto lëvizje u shndërruan në parti opozitare. E tillë ishte Lëvizja "Bath”, në Egjipt, Irak dhe Siri. “Bath” ishte parti majtiste dhe panarabiste.
Hafiz al Asad si 16 vjeçar iu bashkua Lëvizjes “Bath”. Ai ishte absolvent në Sorbonë, Universitetin e Parisit. Në vitin 1963, Lëvizja revolucionare “Bath” rrëzoi monarkinë dhe mori pushtetin. Pas revolucionit, shumica e elitës politike ishin të sektit Alevi.
Alevit në periudhën osmane ishin të përndjekur, duke u akuzuar si heretik dhe për blasfemi.
I vetmi nga sunitët që u zgjodh president i Sirisë ishte Hafiz al Aftak. Alevitët dhe Hafiz al Asad filluan spastrimet për pushtet duke eliminuar rivalët e tyre. Në vitin 1972 përmes puçit e mori pushtetin, kurse presidenti iku në ekzil dhe pas një viti u vra.
PRANVERA ARABE
Pas shembjes së komunizmit në Europën Lindore, shumë disidentë, intelektualë, profesorë të universiteteve dhe studentë ishin të inspiruar dhe të frymëzuar nga ngjarjet në Europë. Shumica e shteteve arabe ishin me sisteme autoritare, totalitare dhe autokrate. Në fillim të viteve 2010, filloi “pranvera arabe”.
Miku im, Abdel Husen, një intelektual dhe mjek i ardhur si refugjat në Zvicër, rrëfen tmerret, tragjedinë dhe luftërat më barbare që ka përjetuar populli sirian.
Nga gjithë diktatorët dhe tiranët në Lindjen e Mesme dhe botën arabe, Hafiz al Asad dhe djali i tij Bashar ishin diktatorët më famëkeq dhe më barbarë. Këta tiranë, sunduan më tepër se 50 vite dhe mund të krahasohen me Stalinin.
Pas rrëzimit të autokratëve në Tunizi, Egjipt dhe Libi, i erdhi fundi dhe i diktatorit tonë ,rrëfen miku im.
Protestat dhe demonstruarat ishin paqësore dhe të organizuara nga klasa intelektuale. Avokatë, mjekë, profesorë dhe studentë, si dhe qindra mijëra protestues dolën nëpër qytete duke kërkuar ndryshime, pluralizëm dhe demokraci.
Basar al Asad fillojë t’i shuaj protestat me tanke dhe duke gjuajtur me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak granata dhe raketa.
Opozitarët organizatorë filluan revolucion "Ushtria Çlirimtare e Sirisë”. Ushtria dhe udhëheqësit opozitarë çliruan disa vende dhe qytete. Nëpër rrugë dhe sheshe rrëzoheshin statujat e diktatorëve dhe hiqeshin portretet e tyre, kurse nëpër sheshe valonte flamuri sekular i Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë.
ISLAMISTËT DHE XHIHADISTËT E VODHËN REVOLUCIONIN
“Rebelët radikalë, salafistët Jabat al Nista, Arar al Sham dhe shumë rebelë xhihadistë luftonin me ushtrinë e Basarit. Nëpër qytete dhe provinca valonte flamuri i zi. Kishin ardhur grupe radikale, militantë islamistë nga shtete arabe. Iraku, Libia, Tunizia dhe grupe nga Çeçenia, Avganistani dhe Perëndimi”, rrëfen miku im. Sipas tij, këta rebelë dhe radikalë xhihadistë luftonin në dy fronte, kundër ushtrisë së Basarit dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë. Të gjithë liderët e tyre luftonin në emër të një luftë të shenjtë, Shteti Islamik, që në fund kishin shpallur kalifatin në Siri.
Populli i Sirisë që kishte jetuar mbi 50 vite vite nën diktaturë më famëkeqe ishte tërësisht i drobitur, ndërsa toka e Sirisë u shndërrua në tokë të djegur, në një skëterrë. Krimet, masakrat, vrasjet masive kryenin të dy palët, kurse Ushtria Çlirimtare, e zhgënjyer dhe frustruar ishte tërhequr. Basar al Asad, e dinte se do të mbetet në pushtet dhe islamistët do të pësojnë fiasko dhe kapitullim, pasi SHBA-të dhe ndërkombëtarët nuk do të lejonin një shtet islamik.
Rrëzimi i diktatorit nga rebelët islamikë ishte një befasi. Këtë radhë, të gjitha fraksionet kishin vendosur në rezidencën e diktatorit dhe nëpër sheshe flamujt me tre ngjyra: të gjelbër, bardhë dhe zi.
Lideri islamik, Abu Muhamed al Julani, ish komandant i Al Qaides dhe më vonë i frontit Nusra, dukej i moderuar. Në një konferencë shtypi, ishte i veshur me uniform ushtarake, pa turbe.
Muhamed al Julani tha se pas rrëzimit të diktaturës, do të ketë zgjedhje të lira. Gjithë qytetarët sirianë, sunit, shiit, alevi, drus dhe të krishterë do të jetojnë në paqe.
Shumë analistë ,studiues dhe diplomatë janë skeptik. Mbetet dilema nëse mund të vazhdojë lufta qytetare mes rivalëve dhe Siria të shndërrohet në një Afganistan.