Vlerësimi dhe dekorimi që iu bë nga SHBA kreut të SPAK , Z.Altin Dumani si kampion botëror në betejen dhe luftën kundër korrupsionit, duke vlerësuar kështu edhe punën e SPAK-ut dhe duke inkurajuar e mbështetur luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, kjo duhet të shikohej, të reklamohej e mbështetej sidomos nga opozita shqiptare, nga Partia Demokratike sepse ky vlerësim dhe inkurajim nga SHBA për drejtësinë e re shqiptare i shërben kauzës së shqiptarëve, asaj të ndërtimit të shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe të zbatimit të drejtësisë për të gjithë qytetarët njëlloj.
Përderisa PD pretendon me të drejtë ashtu si shumica e opinionit se në Shqipëri funksionon një regjim i zhytur në korrupsion dhe në trafiqe droge dhe kundër interesave publike, atëhere i pyesim këta të opozitës dhe demokratët, se: a nuk po e lufton SPAK-u si kurrë ndonjëherë në Shqipëri korrupsionin e lartë shtetëror, a nuk po arreston dhe dënon Drejtësia e Re deputetë, ishdeputetë, ministra, ishzëvëndëskryeministra dhe kryebashkiakë e drejtorë dhe a nuk po i vë ata para drejtësisë, gjë që kurrë nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri që të arrestohen e të dënohen për korrupsion pushtetarë e shtetarë të lartë sic po bëhet sot nga Drejtësia e Re për ministra, kryetarë bashkish dhe për deputetë të Partisë Socialistë në pushtet.
Pra z. Dumani dhe Drejtësia e Re përderisa më së shumti ajo po ndëshkon pushtetarë, qeveritarë qëndrorë dhe lokal, drejtorë dhe administrator të qeverijes dhe të pushtetit lokal aktual që janë nga Partia politike Socialiste që ka pushtetin si ka mundësi që opozita nuk e mbështet punën që po kryen Drejtësia e Re?Aq më keq akoma kur për interesa personale të disave nga opozita që i heton SPAK-u për korrupsion , nga opozita organizohen deri dhe protesta kundër SPAK-ut për mbrojtjen e tyre.
Pra pyesim se a përputhet sot agjenda politike e Partisë Demokratike me interesin e publikut dhe me kauzën e shqiptarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të lartë shtetëror dhe me ndërtimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët njësoj?Agjenda e opoztës është tkurrur vetëm në avokati politike për të mbrojtur kryetasrinec saj të shpallur non grata , dhe te mbrojtja politike e krtyetarit Partisë së Lirisë. Dhe me këtë agjendë, a mund të pretendohet se do vijë kjo opozitë në pushtet?Jo vetëm Opozitës ,por vlerësimi dhe mbështetja që SHBA i japin Drejtësisë së Re në Shqipëri nuk i pëlqen as Qeverisë Socialiste të korruptiuar dhe as shumicës së mediave televizive dhe gazetave shqiptare që shërbejnë si mercenarë të parasë dhe politikës së korrupsionit.