Sa afrohet data e zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës 9 shkurti 2025 dhe kur listat për kandidatë për deputet veçëse janë aprovuar po shihet një goditje e fortë nën brez gati e të gjitha partive parlamentare të Kosovës.Them goditje nën brez për faktin se opozita nuk po mirret me mosrealizimin e premtimeve të Qeverisjes në këtë rast opozita e cila duhet të bëj një analizë të qeverisjes katërvjeçare të pozitës.Kurse pozita po merret kryekeput më të kaluarën e opozitës kur kanë qenë në qeverisje.
Opozita duhet ta merr programin e qeverisë që e ka pasur në fushatën zgjedhore për zgjedhjë te vitit 2021 dhe të shikoj se sa nga premtimet i ka realizuar pozita dhe sa nuk i ka kryer.Të mirrën shkurt e shqip me punën katërvjeçare në qeverisje se sa vende të lira të punës janë hapur. Sa është zhvilluar ekonomia, mjekësia, bujqësia dhe blegtoria?Sa janë arritur të ecin reformat arsimore në Kosovë? Çfarë arritjesh janë bërë në aspektin e kulturës, shkencës dhe gjygjësisë? Sa njohje të reja janë kryer për katër vitet që ka udhëhequr kjo Qeveri? Sa është arritur që të përkrahet mërgata në projektet e saj dhe të bëhen publik cilat projekte të mërgatës janë kryer deri me tash? E them se cilat projekte janë kryer e jo premtime se do të kryhen në të ardhmën?Këto në pika të shkurtëra duhet të jenë fokusi i analizave të punës katërvjeçare të Qeverisë Kurti.Ajo çka nuk duhët të bëhet janë sulmet personale dhe familjare që politikanët si ata të opozitës si ata të pozitës ti ndalin goditjët ndër brez.
Opozita duhet të mirrët me Kurtin si qeveritar në këto katër vite dhe jo me Kurtin si individ, përveç kuptohet nëse kanë fakte për demtimin e interesit shtetëror dhe që duhët të mos mbajnë konferenca për shtyp por këto fakte ti dorzojnë në Prokurori.Si mund ta ndien vetën liderët e partive politike të Kosovës kur më 10 shkurt,2025 rezultati zgjedhor mund ta prodhon një rezultat zgjedhorë që duhët një koalicion prej dy apo tre partive politike për ta formuar Qeverinë e re. Në anën tjetër edhe Vetvendosja duhet ta kuptojnë se të qëndruarit katër vite në pushtët nuk kanë mundur të kalojnë të gjitha me duar të pastra.Mund të ndodhë se edhe në Qeverinë Kurti po ashtu edhe si në Qeveritë e kaluara mund të ketë pasur korrupsion të nivelit të lartë gjë që Prokuroria e Kosovës e ka të drejtën që ti zhvilloj hetimet.Në këtë rast nuk është mirë që gjykatat dhe prokuroritë të instrumentalizohën për që llime politike.Edhe ftesa që i bëhet Albin Kurtit nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk duhë t te jetë pjesë e fushatë s elektorale.Tek e fundit nuk është as i pari dhe as i fundit politikanë i Kosovës që ftohet dhe mirrët në pyetje nga Prokuroria e Kosovës.
Ai shkon aty e jep dëshminë dhe e zhvillon aktivitetin politik.Por instrumentalizimi i kësaj çështje për qëllime politike është shumë i rrezikshëm për demokracinë.Sa ka të drejtë VV të thotë se këtë çështje e ka kryer opozita, aq ka të drejtë edhe opozita të thotë se tash prokuroria dhe gjygjësia udhëhiqen nga Qeveria sepse Ministria e Drejtësisë është nga radhët e VV. Në këtë rastë këto çështje duhet të lihën jashtë fushatës dhe jashtë politikës.Fushata duhet të zhvillohët e qetë dhe pa goditje nën brez as nga pozita dhe as nga opozita.Dhe në fund vendos populli se kush do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.Me një fjalë nuk duhet krijohet armiqësi në mes të partive politike në Kosovë. Meqë ka 20 vite që jam pjesë e politikes gjermane dëshiroj të japë 3 raste se çka kanë ndodhur me politikanët gjermanë kur ësht rasti i thyerjes se Ligjit.
1. Helmut Kohli kancelari i bashkimit të Gjermanisë dhe politikanë shumë i respektuar në Gjermani pas largimit nga politika vetëm se nuk e ka deklaruar emrin e një donatori që e ka financuar CDU-në , në zgjedhjët për Bundestag ju kanë hequr shumë epitetët e nderit që ka pasur qoftë në nivelin shtetëror e qoftë ne nivelin partiak.
2. Rudolf Scharping ish kryetar i SPD-së dhe ish Ministër i Mbrojtjës vetëm se e ka shfrytëzuar një aeroplan luftarak për një takim privat është detyruar të jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Mbrojtjes ku edhe me pas edhe nga ai i SPD-së .
3 Rasti i tretë që e kam përjetuar personalisht në mandatin e parë si këshilltar i Asamblesë se qytetit të Kielit, dhe si sekretar i kësaj asambleje në vitët 2013-2018. Ish përfektja e sapo zgjedhur e Qytetit të Kielit dr.Susanne Gaschke që kishte nënshkruar një marrëveshje në mes të qytetit të Kielit më një klinikë private të syve. Marrë veshja ishte bërë në atë mënyrë që Klinikës që i kishte një borgj qytetit të Kielit me vlerë prej 3.8 milionë eurosh u ishte falë gjysma e tatimeve 1.9 milion euro kurse për gjysmën tjetër 1.9 milion euro detyrohej Klinika ti paguaj qytetit te Kielit. Por ne grupi i asambleistëve të CDU-së kishim verejtur se këtu kishte shkelje të ligjit. Nuk kishte të drejtë ligjore që Prefektja e qytetit të nënshkruante një marrëveshje që e kalon shumën më tepër se gjysmë milioni euro pa e kaluar atë marrë veshje në Asamblenë e qytetit të Kielit.Lufta politike ka zgjatur mbi 4 muaj dhe jam vet dëshmitar se si funksiononte demokracia gjermane.Ka pasur raste që kemi pasur në mbledhje deri në 12 televizione qëndrore dhe lokale.Më në fund kryetarja e bashkisë u dorëzua dhe dha dorëheqje.Ajo edhe pse kishte burrin deputet në Bundestagun Gjerman Dr.Hans Peter Bartels ai nuk mundi ta shpëtonte nga dorëheqja.I dhashë këta tre shembuj për të vërtetuar se si vepron shteti gjerman aty ku shkilet ligji.E Republika e Kosovës më një përvojë jo të gjatë shtetë rore duhët të mësohet se si funksionon demokracia.Politika nuk duhët ta përzi gjygjësinë . Ato janë të ndara nga njëra-tjetra.Dhe krejtë në fund kam një këshillë tek partitë politike.Kandidatët i keni bërë publik.Por jo programet qeverisese që planifikoni të kryeni në mes viteve 2025-2029. E pasi që ti paraqitni këto programe qeverisese secili nga 110 kandidatet që janë nëpër lista ti paraqesin se paku disa pika për qytetin se nga e kanë bazën elektorale se çka planifikojnë të arrinë. Çështjet e fyrjeve dhe sharjeve me njëri-tjetrin u ka ardhur fundi. Në vend të fyerjeve dhe sharjeve uluni dhe studioni çështjet sociale, ekonomike, bujqësore, shkencore, mjekësore,çështjet e zhvillimit të pyjeve,ikjën e rinisë dhe shumë e shumë çështje të tjera që janë duke e munduar Kosovën e zvetnume. Kurse sa i përket temës dhe përballimit me serbinë mos e bëni pjesë të mbrendshme të fushatës politike por dilni më një qëndrim të përbashkët pozitë dhe opozitë .