Siria me Asadin ishin një nga aleatët më besnik të Rusisëë, pothuajse njësoi sikurse që është edhe Serbia. Me rënjen e Sirisë, pozitat e Putinit kanë filluar në mënyrë të paparashikuar të luhaten. Askush nuk e kishte parashikuar një rënie të tillë të Sirisë, po kjo ndodhi sa hap e mbyll sytë.
Pas Sirisë një varg zinxhiror mund ta përfshijë tashmë shumë lehtë, Lindjen e Mesme, Iranin por edhe Rusinë, pse mos të shpresojmë edhe Serbinë.
Pra boshti Rusi, Iran në të cilin bënin pjesë edhe Asadi me Hesbollahun dhe Hamasin kanë pësuar një goditje të fuqishme.
Pasojat e kësaj tronditje ndoshta do të sqarohen, javët apo muajt e ardhshëm. Pra rrjedhën e këtyre ngjarjeve duhet gjithsesi ta përcjellin edhe shqiptarët, sepse kjo shumë lehtë mund ta përfshijë edhe Serbinë, e cila gjithnjë është përpjekur ti fsheh gjurmët, por në realitet edhe ajo i takon këtij boshti.
Irani është dobësuar fuqishëm dhe është izoluar me të madhe, duke mos qenë në gjendje t´u dilte në ndihmë Hamasit dhe Hesbollahut, të cilët e kanë humbur fuqinë që e kishin dhe ndodhen para eliminimit të plotë.
Tash momentalisht forcat kryesore të rajonit kanë mbetur Izraeli dhe Turqia duke mos përjashtuar edhe ndikimin e SHBA. Izraeli do të luftoi edhe më tutje në dobësimin e Iranit, apo ta sulmoi personalisht, në rast se nuk do të përfshihej në rastin zinxhiror të Sirisë.
Turqia do të përpiqet ti kontrolloi zonat e kurdëve, në përpjekje që t´i pengoi në themelimin e shtetit kurd, kurse SHBA do ta luftojnë luftëtarët e Is -sin që armët kimike dhe armët e rënda mos të bien në duar të tyre.
Rusia do të bëjë përpjekje që t´i tërheq forcat e veta nga Siria, duke e flakur ndikimin e saj strategjik në Mesdhe dhe disa vende afrikane të cilat i kontrollonte.
Putini me dorëzimin e ndikimit në Siri ka humbur shumë në autoritetin e tij prej diktatori ndaj aleatëve të paktë të cilët i kanë mbetur. Se si do të zhvillohen ngjarjet në Ukrainë mbetet në të ardhmen të shihet, por ato shpejtë mund të marrin kthesë të papritur, ashtu siç morën në Siri.
Sido që ndodh shqiptarët e sidomos Kosova duhet të jetë e përgatitur për opsione të ndryshme, sidomos nëse vala zinxhirore e Sirisë e përfshinë edhe Serbinë.