Këngëtarja Parashqevi Simaku erdhi në Amerikë dhe,në ëndrrat e saj kishte të bëhet pjesë e skenës në Holivud.Kjo ëndërr mbeti në dhomat e gjumit e,ajo e vazhdoi jetën në metropolet e Amerikës, ku u martua me një amerikan.Huqet e jetës e bën të vetën kur e reja shqiptare u divorcua nga burri i saj amerikan,duke lënë një djalë të lindur në këtë martesë.
Udhët e jetës për Parashqevi Simaku morën kahje tjetër,ku vetmia dhe fryma urbane moderne amerikane e bën të përgjumur dhe,humbja e shpesës për jetë.Në dritat e qytetit milionësh të Nju Jorkut,këngëtarja shqiptare humbi themelet e shtëpisë,të familjes dhe ana tjetër e pentagramit të këngës së lehtë-popullore në këtë errësisë nuk ishte më vetvetja.
Këtu ndalet pentagrami i këngës shqiptare!
Çfarë po ndodh me jetën e trishtë të Parashqevi Simaku në Nju Jork,ku,siç vë në spikamë në lajmin e tij përmes kamarës së televizionit Klan në Tiranë,gazetarei Blendi Favziu,jeta e saj është bër e trishtë,pa shtëpi,pa familje e vetme,ku,siç thuhet me zhargonin amerikan(homles)të rrugëve në Nju Jork...!
Huqet e jetës nganjëherë shembin shpirtëra njerëzish,humbin dikah e,mbrapa u shkojnë hijet e gjurmët që kanë lënë për të tjerët.
Për jetën e këngëtarës shqiptare,pentagrami i këngës së bukur dhe vokali i saj u bë një klithmë në udhët e Nju Jorkut: Nuk kam më zë vokal e as pentagram për këngën shqiptare,sikur u thotë shqiptarëve Parshqevi Simaku,tashti e vetmuara në jetë...!
Në paraqitjen e tij Blendi Fevziu,hedh dritë për fatin e Parashqevi Simaku me shpirt të trazuar e gjendje të trishtë,që më nuk kanë vlerë fjala e përkrahjes nga shqiptarët për ta marrë në shtëpitë e veta , ku ajo ka kundërshtuar dhe është nisur dikah me vetminë...!
Ajo tashti nuk ka shtëpi, nuk ka kulm mbi kokë dhe,nuk dihet se çfarë do të jetë e nesërmja në udhët e Nju Jorkut.Për katrahurën e dhimbjes për këngëtarën tonë nuk janë në dijeni familja e saj në Tiranë,thotë Blendi Fevziu.
Jeta shkruan romane,Pararshqevi Simaku,bëhet përsonazh i dhimbjes shqiptare dhe,i bëjmë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Washington,që për këngëtarën të nisin aksionin e ndihmës për të shpëtuar nga jeta pa adresë e pa shpresë, duke ia krijuar kushtet për kthimin në Shqipëri dhe akordimin e një pensioni të artistit të këngës shqiptare.
Kemi dhimbje për artistën e këngës!
Kjo është jeta do të thoshin francezët! Vokali i bukur dhe pentagrami i Parshqevi Simaku ka mbetur veçse koncertët muzikore, festivalet në Tiranë dhe, kujtimet tona pa duartroktije frenetike...!
Jeta shkruan romane për Parshqevi Simaku në Nju Jork!
(Çikago,dhjetor,2024)