Këngëtarja Parashqevi Simaku ka mbetur në rrugë dhe pa kulm mbi kokë në Nju Jork!

Opinione

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka mbetur në rrugë dhe pa kulm mbi kokë në Nju Jork!

Nga: Skender Karaçica Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 19:09
Autori Skender Karaçica

Këngëtarja Parashqevi Simaku erdhi në Amerikë dhe,në ëndrrat e saj kishte të bëhet pjesë e skenës në Holivud.Kjo ëndërr mbeti në dhomat e gjumit e,ajo e vazhdoi jetën në metropolet e Amerikës, ku u martua me një amerikan.Huqet e jetës e bën të vetën kur e reja shqiptare u divorcua  nga burri i saj amerikan,duke lënë një djalë të lindur në këtë martesë.

Udhët e jetës për Parashqevi Simaku morën kahje tjetër,ku vetmia dhe fryma urbane moderne amerikane e bën të përgjumur dhe,humbja e shpesës për jetë.Në dritat e qytetit milionësh të Nju Jorkut,këngëtarja shqiptare humbi themelet e shtëpisë,të familjes dhe ana tjetër e pentagramit të këngës së lehtë-popullore në këtë errësisë nuk ishte më vetvetja.

Këtu ndalet pentagrami i këngës shqiptare!

Çfarë po ndodh me jetën e trishtë të Parashqevi Simaku në Nju Jork,ku,siç vë në spikamë në lajmin e tij përmes kamarës së televizionit Klan në Tiranë,gazetarei Blendi Favziu,jeta e saj është bër e trishtë,pa shtëpi,pa familje e vetme,ku,siç thuhet me zhargonin amerikan(homles)të rrugëve në Nju Jork...!

Huqet e jetës nganjëherë shembin shpirtëra njerëzish,humbin dikah e,mbrapa u shkojnë hijet e gjurmët që kanë lënë për të tjerët.

Për jetën e këngëtarës shqiptare,pentagrami i këngës së bukur dhe vokali i saj u bë një klithmë në udhët  e Nju Jorkut: Nuk kam  më zë vokal e as pentagram për këngën shqiptare,sikur u thotë shqiptarëve Parshqevi Simaku,tashti e vetmuara në jetë...!

Në paraqitjen e tij Blendi Fevziu,hedh dritë për fatin e Parashqevi Simaku me shpirt të trazuar e gjendje të trishtë,që më nuk kanë vlerë fjala e përkrahjes nga shqiptarët për ta marrë në shtëpitë e veta , ku ajo ka kundërshtuar dhe është nisur dikah me vetminë...!

Ajo tashti nuk ka shtëpi, nuk ka kulm mbi kokë dhe,nuk dihet se çfarë do të jetë e nesërmja në udhët e Nju Jorkut.Për katrahurën e dhimbjes për këngëtarën tonë nuk janë në dijeni familja e saj në Tiranë,thotë Blendi Fevziu.

Jeta shkruan romane,Pararshqevi Simaku,bëhet përsonazh i dhimbjes shqiptare dhe,i bëjmë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Washington,që për këngëtarën të nisin aksionin e ndihmës për të shpëtuar nga jeta pa adresë e pa shpresë, duke ia krijuar kushtet për kthimin në Shqipëri dhe akordimin e një pensioni të artistit të këngës shqiptare.

Kemi dhimbje për artistën e këngës!

Kjo është jeta do të thoshin francezët! Vokali i bukur dhe pentagrami i Parshqevi Simaku ka mbetur veçse koncertët muzikore, festivalet në Tiranë dhe, kujtimet tona pa duartroktije frenetike...!

Jeta shkruan romane për Parshqevi Simaku në Nju Jork!

(Çikago,dhjetor,2024)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat