Rrezatimet edukative të atmosferës në familje

Opinione

Rrezatimet edukative të atmosferës në familje

Nga: Ramiz Spahiu Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 22:33
Ramiz Spahiu

Edukimi i njeriut arrihet nën ndikimin e faktorëve të panumërt që ndikojnë në mënyrë të dukshme e të padukshme. Rëndësia kryesore ne formimin e personalitetit rëndom i atribuohet prindërve, pa e mohuar edhe rolin e moshatarëve, shkollës e mjedisit. Me edukatë kuptohet tërësia e vetive shpirtërore, mendore e fizike, që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të familjes, shkollës e shoqërisë dhe duke mësuar e punuar. Njeriun nuk mund ta rrisim si duhet, nuk mund t’ia shtjellojmë fuqitë e shpirtit e të trupit, në qoftë se nuk i njohim këto mirëfilli. Psikologjia është njëra nga shkencat bazë mbi te cilën mbështetet edukologjia.

Familja është institucioni i parë edukativ i shoqërisë. Marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, harmonia bashkëshortore është kusht për edukim të mbarë. Në edukimin e fëmijëve fuqishëm ndikon edhe atmosfera familjare e qëndrimet e prindërve. Sjellja e prindërve është vendimtare. Prindi edukon fëmijët në çdo moment të jetës se vet. Harmonia dhe dashuria ndërmjet prindërve e fëmijëve, është një forcë e brendshme edukative. Çrregullimet e sjelljeve janë pasojë e ndikimit dhe veprimit jo adekuat të mjedisit, por edhe te mënyrës jo te drejt te rritjes se fëmijëve dhe të  keq edukimit prindëror. Prindi i keq e merr në qafë një familje, një fshat, një qytet, një brez njerëzish. Dhe, pasojat e një keq edukimi prindëror i vuan njerëzimi në mbarë rruzullin, prandaj studimet e nxjerrin te domosdoshme njëfarë disipline qe mbështetët ne kërkesa dhe detyrime ndaj fëmijëve.

Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm, është ndjenja e dashurisë që i lidh prindërit me fëmijët e tyre. Psikiatri slloven Sherko thotë: “Ai që nuk e ka shijuar dashurinë prindërore, kurrë nuk do të dijë të dashurojë dhe do të jetë anëtarë i keq i bashkësisë shoqërore. Ai që nënën nuk e ka shijuar si personalitet social dhe kush nuk ka bashkëjetuar me te, do të jetë i huaj në shoqëri, pa kuptim të plotë mbi shoqërinë, ... do të bëhet një degëz e thatë në trungun e njerëzimit”. Vlerat e një personi formohen në rrugën e jetës grimcë pas grimce nën ndikime të llojllojshme edukative.

Fizionominë  e familjes e përbejnë marrëdhëniet qe zhvillohen mes anëtareve te saj si dhe marrëdhëniet mes pjesëtareve tjerë te familjes, sepse qëndrimet e tejskajshme shtrënguese apo toleruese, edhe tek me te vegjlit kane rrezatime te fuqishme ne edukim. Dhe, për një mirërritje te fëmijës është e domosdoshme puna e nënës, pa te cilën e ardhmja e fëmijës është me mangësi. Raportet e mira nënë-fëmijë në vitet e para të jetës, janë kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm i marrëdhënieve pozitive me të tjerët, në adoleshencë dhe në rini. Lidhja emocionale midis fëmijës dhe nënës sjell bashkëpunimin dhe komunikimin reciprok i cili është vendimtar për sa i përket marrëdhënieve fëmijë - prindër.

Periudha para adoleshencës dhe sidomos e adoleshencës, e trondit pak komunikimin prindër - fëmijë. Kërkesat rinore ne planin emocional, shoqëror, intelektual, tendenca për afirmim, i vene ne vështirësi prindërit. Për te përballuar trazirën e te rinjve, disa autorë na rekomandojnë qetësinë dhe zotësinë, si udhëzime metodologjike, tek të cilat duhet te mbështeten prindërit për të bërë ndërhyrje sa më të frytshme edukative, për te mos dobësuar komunikimin dhe për të mos zbehë raportet ndërmjet tyre.  Fale përvojës, prindërit mund t’i trimërojnë dhe t’i forcojnë fëmijët duke u ofruar përkrahje ne mënyre pozitive, dhe kështu te mrekullohen me fëmijët.  Ndërsa fëmijët rriten, bota e tyre sociale zgjerohet dhe tani kemi gjithnjë e më shumë përpjekje të pavarura për te arritur qëllimet. Prandaj nuk janë vetëm prindërit ata qe përcaktojnë marrëdhëniet prind – fëmijë, por edhe fëmijët duke qenë secili individ i veçante, ndikojnë në ketë marrëdhënie. Por, gjithashtu shume te rëndësishme janë edhe marrëdhëniet mes pjesëtareve te tjerë te familjes, vëllezërve, motrave etj, që duhet t'i karakterizoj prania e humanizmit.

Është me interes mënyra me te cilën fëmijët trajtojnë njeri - tjetrin, si dhe pabarazitë qe shohin ne sjelljet e prindërve ndaj tyre. Fëmijët janë vëzhgues shume te holle dhe syrit te tyre nuk i shpëton gjë. Një ndryshim trajtimi mund të provokoje pasoja. Fëmijët qe kane me shumë përkujdesje atërore, duket se kane me shume ambicie kulturore dhe profesionale. Fëmijët e vegjël, te trajtuar nga nenat ne mënyrë me pak te dashur se sa vëllezërit e tjerë, kane tendence te jene plot ankthe. Parapëlqimet nga ana e prindërve, kane pasoja ne marrëdhëniet midis fëmijëve, dallime ne ketë fushe, kane ndikime të fuqishme negative në edukim. Për të shmangur xhelozinë dhe rivalitetin ndërmjet fëmijëve, ose që ai të jetë i natyrshëm e të mos arrijë nivele patologjike si dhe për të shmangur  varfërimin shpirtëror të fëmijëve, prindërit duhet të  bëjnë gjithçka qe ta ndajnë në mënyrë te barabarte dashurinë dhe përkujdesjen për fëmijët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat