Organizimi, struktura e brendshme, sistemi i menaxhimit, planifikimi dhe ekzekutimi i veprimtarive të inteligjencës janë në përputhje me ndryshimet politiko-ligjore dhe të sigurisë që ndodhen si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe brenda vetë vendeve. Ndërvarësia e kontraditave të jashtme dhe të brendshme e kushtëzojnë qasjen e re në punën e shërbimeve të inteligjencës. Kështu, që gjithnjë e më shumë po braktiset mënyra klasike tradicionale e funksionimit. Në atë proces zhvillimi, shoqëritë në mënyrë të pashmangshme bënin kërkesa para shërbimeve të inteligjencës për të ruajtur stabilitetin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues dhe juridik.
Në mënyrë që shërbimet e inteligjencës t'u përgjigjen kërkesave gjithnjë e më komplekse, ata i kushtojnë vëmendje të veçantë aplikimit të metodologjisë shkencore brenda fushës së punës së tyre, e cila padyshim përbën themelin kyç dhe fillestar në punën kërkimore dhe operative. Sidomos nëse e dijmë se, me përdorimin e metodave dhe mjeteve të veçanta, të gjitha aktivitetet e planifikuara duhet të zhvillohen sipas fazave të përcaktuara rreptësisht të hulumtimit të inteligjencës.
Prandaj, metodologjia e shërbimit informativ, krahas metodave të përgjithshme dhe të veçanta kërkimore shkencore që bazohen në premisa moderne të përgjithshme metodologjike, nënkupton edhe përcaktimin e lëndëve specifike të kërkimit të inteligjencës me mjete të posaçme në funksionalizimin e detyrave të caktuara. Në këtë mënyrë, edhe planifikimi global i aktiviteteve të inteligjencës duhet të ndjekë logjikën e shkencës. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur njëanshmërinë e mundshme në vetë qasjen ose gjatë ciklit të informacionit.
Veç kësaj, natyra e kompleksitetit të problemeve të sigurisë dhe nevojat e vendeve moderne, veçanërisht në nivelin e politikës së jashtme, për sa i përket njohurive nga fusha të ndryshme të jetës dhe punës së vendeve të tjera, kanë ndikuar që shërbimet e inteligjencës të kryejnë aktivitetet dhe informacionet në mënyrë sistematike, shkencore, shumë të kualifikuar dhe profesional. Në këtë kontekst, ne duhet ta vështrojmë si metodologjinë e përdorimit të njohurive ashtu edhe procedurat e disiplinave të tjera shkencore (politologjinë, psikologjinë, sociologjinë, historinë, ekonominë, etj.) të cilat ofrojnë dhe japin hapësirë për pasqyrimin e saktë të të gjitha aspekteve të punën e shërbimit të inteligjencës, të cilat e vendosin atë në një fushë specifike dhe delikate të kërkimit shkencor.
Më saktësisht, është një qasje e re multidisiplinare në kërkimin e inteligjencës (përdorimi i shumë metodave shkencore të shkencave natyrore dhe shoqërore). Kështu që metodologjia e shërbimit inteligjent duhet të studiojë dhe zhvillojë kornizat e nevojshme të njohurive shkencore dhe profesionale-operative dhe të analizojë në mënyrë të gjithanshme procedurat, mjetet dhe mënyrat e veprimtarisë inteligjente-kërkimore. Pra, nevojitet ndërtimi i vazhdueshëm i kritereve shkencore dhe profesionale-operative mbi bazën e të cilave drejtohen veprimtaritë e inteligjencës.
Edhe në këtë fushë ka kërkesa për elemente heuristike që shërbejnë si mbështetje shkencore në realizimin e detyrave të planifikuara strategjike. Nuk ka dyshim se njohja e procedurave metodologjike dhe burimeve dhe të dhënave ekzistuese të mëparshme në lidhje me temën e hulumtimit të inteligjencës është thelbësore. Prandaj, vetëm në bazë të një studimi gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor të njohurive të mëparshme operative-profesionale dhe të tjera, është e mundur të krijohen dhe të përcaktohen procedura metodologjike për të mbledhur informacione dhe të dhëna të besueshme në mënyrë sa më efikase dhe të saktë.Pёr metodologjinё dhe funksionimin e shërbimit tё inteligjencës kërkohen objektivisht njohuri shumë më të mëdha shkencore, profesionale, operacionale dhe të përvojës e realisht duhet të merret parasysh specifika që lind nga vetë lënda e hulumtimit, sepse çdo autoritet politik e konsideron të tashmen në të gjitha aspektet në bazë të asaj që planifikon dhe e drejton shoqërinë në një drejtim të caktuar të arrijë qëllimet e veta. Shërbimet e inteligjencës përdoren gjithashtu për të arritur qëllimet e deklaruara dhe para tyre si autoritete vendosën detyra komplekse, delikate dhe të shumëfishta, në mënyrë që të hetojnë zonën dhe të japin informacion të saktë dhe të besueshëm që duhet të përdoret për marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe të vlefshme.
Dr.sc i shkencave tё sigurisё: Fidair Berisha !