Verdikti i Sovranit: LVV & Pakicat bëjnë Qeverinë, me Kryemnistër, Albin Kurti !

Opinione

Verdikti i Sovranit: LVV & Pakicat bëjnë Qeverinë, me Kryemnistër, Albin Kurti !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 10 mars 2025 Në ora: 23:31
Fatmir Bajraj

Pas mandatit të plotë qeverisës të LVV-së dhe Kryemnistrit Kurti, mandat ky i cili ishte absolut dhe referendar, në mbi 50%, por gjatë të cilit, kjo Mazhorancë dhe ky Kryeministër, nuk arriti të realizoj asnjë nga premtimet elektorale, madje për ma keq, dëmtoj vendin në ngecjet n'zhvillimin e konomik, aferat korruptive, korrupsion galopant, nepotizëm dhe regjim kleptokratik dhe duke i luftuar, pushtetet e ndara me Kushtetutë, mediat dhe Opozitën.

Diskursi agresiv dhe arrogant në mëndësinë korruptive, populiste & autoritariste në "qeverisjën" vendit, u bartë "suksesshëm" edhe në marrëdhenjët me nderkombëtarët, duke i sjell vendit një Marrëveshje të keqe me Serbinë, dhe për ma tepër, duke izoluar vendin, duke i'a ndaluar investimet kapitale, dhe duke i sjell edhe sanksione ekonomike, politike dhe diplomatike..

Populli nuk gabon ..

Duke parë Kurtin në përplasje me oponentet politik brënda vendit, duke shkel ligjet pozitive të vendit dhe Kushtetutën, e sidomos duke penguar drejtësinë kur targëtonte eksponentët kriminal të pushtetit të Tij, që nga Zëvendës-Kryemnistra, Ministra, Deputet dhe Ambasador, të cilët i "pa" korruptuari Kurti i merrte në mbrojtje dhe luftonte sistemin, por në anën tjetër, bashkëpunonte dhe koordinohej me Listen Serbe përmes shefes së GP-së Mimoza Kusari, me kriminelin Milan Radoiçiq, për Ligjet kundër intersave të vendit, atëher i tha :

JO ma 51%, dhe jo ma i vetëm me qeverisë vendin, por ;

Ja edhe një mundësi, dhe kjo është ajo që ti meriton : urdhëro e bëje koalicionin qeverisës me Listën Serbe dhe pakicat tjera, edhe ashtu kategori kushtetuese, dhe pjesë integrale e çfardo kabineti qeveritar n'Kosovë, sepse kështu thot Ligji themelor, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të cilën ti e njohe pasi erdhe n'pushtet, dhe shumë pas pakices serbe.

Në tavolinë, e ke atë që ke "gatuar" vetë, ne Bruksel e Ohër :

"Vetëmnaxhimin", përmes të cilit, etnitetit serb n'Veri i jep statusin shtetformues, përmes autonomisë politike-teritoriale, implemetimi i të cilit imponon Kushtetutë tjetër në të cilën, Veriu serb dhe pjesa tjetër e Kosovës janë njesi konfederale, pra ajo që i ke lënë Kosovës, mund të jetë ajo Republika e tretë të cilën e ke promovuar gjithë jetën, duke i luftuar të dy Republikat, atë të 2 Korrikut 1990 dhe të 17 Shkurtit 2008.

Deri atëherë, vazhdo avazin e vjetër duke e shitur tradhëtinë kushtetuese (vetëmenaxhimin) me "çlirim" të Veriut !

Urdhëro Albin, ushtro mandatin të cilin kerkove dhe me t'cilin të ngarkoj populli !

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat