Në një vizitë në QKUK ku ndohet i shtrirë babai i tij, ish presidenti Hashim Thaçi nën masa të rrepta të enjten arriti në spital. Disa nga mbështetësit e tij filluan të brohorisnin "UÇK" me të dal Thaçi nga spitali, edhe pse vetë Thaçi e ka mohuar se ka qenë pjesë e luftimeve por edhe e vet shtabit të përgjithshëm. Diçka që vetë ai e mohon, disa servilë mundohen t'ia mveshin me zor.
Disa të vërteta duhet të thuhen: Thaçi ishte i pari që ka insituar të themelohet Gjykata Speciale, kur më vonë e kuptoi se vetë do të përfundonte në Hagë bëri çdo gjë që ta zhbënte, por doli e kot. Vetë përfundoi atje, dhe tani vuajtjet e kanë plakur.
Së dyti, Thaçi mori bajrakun e korrigjimit të kufijve vetëm që të shpëtonte nga Haga. Edhe pse kjo ishte kundër Kosovës, Thaçi e vuri veten në rend të parë.
Së treti, gjatë kohës kur kanë ndodhur vrasjet e pasluftës Thaçi ka qenë kryeminstër i qeverisë së përkohshme, pavarësisht se s’kanë pasur komptenca dhe as pushtet mbi policinë, kjo mund ta rëndoj shumë gjendjen e tij në vendimin final.Thaçi ka gabuar që s’ka bërë thirrje për unitet menjeherë pas luftës.
Së katërti, roli i tij gjatë kohës së luftës, vetë Hashimi e ka mohuar brenda gjykatës duke thënë "kam qenë larg vijave të frontit". Në Kosovë deklaronte të kundërtën sa për të fituar popullaritet, me të vërtetën krejt ndryshe.
Thaçin dhe këdo tjetër nuk duhet ta gjykojnë as krejtësisht bardhë apo zi, vetëm të vërtetën pa e mohuar as ndonjë gjë pozitive që ka bërë.
Pjesa që e ngrit Thaçin deri në piedestal i mohojnë këto të vërteta, nuk duan t'ia dinë. Kjo është e metë e një shoqërie që nuk e pranon të vërtetën, por magjepset pas historive të pa vërteta. Është mirë që pati mundësinë të shoh babain e tij, por ka shumë që janë vrarë pas lufte e s’kanë mundur t'i shohin babin, nënën dhe fëmijët e tyre kurrë më.