Ditën e 15 marsit, Serbia po e pret në ethe. Këtë e ka hetuar edhe Vuçiqi. Nëse kësaj radhe shpëton, do ta veshë veten me pushtet si Putin - i përjetshëm.
Këto ditë e nxiti Dodikun për të shkaktuar kaos në Bosnje: Shpalljen e republikës serbe në shtet. Po mundohet t´i josh masat me Botën Serbe, që t´u jap kahje tjetër protestave.
Me 15 mars i ka ftuar edhe serbët e Kosovës që ta mbrojnë personalisht vetë në Beograd. Aty do të shkojnë edhe të gjithë ata që përbënin strukturat ilegale në Kosovë, të cilat punonin dhe punojnë me direktiva të tij.
I ka ftuar paramilitarët e Banskës. I ka ftuar të gjithë serbët i madh e i vogël kudo që ndodhen. E ka ftuar kishën serbe. I ka ftuar institucionet e uzurpimit. I ka ftuar huliganët e rrugëve, të futbollit, i ka ftuar të korruptuarit, përfaqësuesit e krimit, pensionistët me pagesë, ushtarakët, rezervistët, nacionalistët, racistët, vrasësit me pagesë e pa pagesë, ish të burgosurit, invalidët, të hendikepuarit, çetnikët dhe të gjithë ata që kanë përfituar në këtë apo atë mënyrë prej pushtetit të tij. Motoja kryesore do të jetë: Ta mbrojmë Serbinë. Ta mbrojmë Vuçiqin, në krye të Serbisë.
Njësitë e tij të uniformuara, të pa uniformuar, me traktorë, pa traktorë, me mauna, pa mauna, me të gjitha llojet e automjete dhe pa automjete, çfarëdo qofshin me 14 mars të vendosin barrikada kundër studentëve.
Të gjitha këto masa i ka ndërmarr dora e djathtë e Vuçiqit, Ministri i Punëve të Brendshme, Daçiqi.
Daçiqi ka marr edhe masa drastike që ta ndaloi edhe qarkullimin e trenave, autobusëve dhe çdo gjëje që i shërben transportimit të njerëzve, në mënyrë që ta pengoi masivizimin e protestës.
Daçiqi në shenjë solidarizimi me Vuçiqin, i ka ftuar studentët, që nëse janë trima, të nisen ta çlirojnë Kosovën e Bosnjen, e jo ta rrëzojnë Vuçiqin.
Vuçiqi i emocionuar nga deklaratat e Daçiqit, iu bëri thirrje protestuesve se nëse e dëshirojnë rrëzimin e tij, së pari duhet ta vrasin për t´ia marr pushtetin.
Bërnabiç - ka e prekur në shpirt nga deklarata e Vuçiqit, u ngrit dhe e puthi Vuçiqin, kudo që mundi. Unë vdes për ty, e nuk të dorëzoi sikurse Miloshit që ia punuam atëherë. Bërnabiç - ka i ka përgatitur edhe fotot e Albin Kurtit, që të dal në kundër protesta me to.
Brigadat e Vuçiqit i raportuan armët dhe u zotuan që me 15 mars do të ketë luftë. Serbinë do ta mbrojmë me çfarëdo çmimi, deklaruan.
EU po u bënë thirrje që t´i ulin armët. Ju si po duket do ia kaloni edhe vetë Putinit, u thanë. Borrell e Lajçak të brengosur për Serbinë, po ua kujtojnë të mirat që ia kishin sjell Serbisë, në dialogun me Kosovën. Ne ishim ata të cilët ia vëmë sanksionet Kosovës, ndërsa ju jeni ngritur kundër presidentit tuaj, i cili po ju mbron nga Kurti.
Gjorgjeviq po kërkon ndihmë nga Grenell në shtypjen e studentëve, kurse Vulin është nisur drejt Moskës të takohet me Putinin, për koordinim të përbashkët. Vuçiqi është bërë gati, t´i nxjerr tanket në rrugë. E ka hetuar që i ka orët e numëruara. Diçka po ndodh. Serbët i janë kthyer vetvetes.