Kosova në mes dy rrymave politike, globale dhe asaj verbale

Opinione

Kosova në mes dy rrymave politike, globale dhe asaj verbale

Nga: Dedë Preqi Më: 2 shtator 2025 Në ora: 14:58
Autori Dedë Preqi

Të kemi parasysh problemet që na rrethojnë, duke mos heqë dorë edhe nga të përditshmet tona të momentit ndaj problemeve, që me një lloj tendence i sjell politika e anti qeverisë Kurti, dhe për më tepër, në mes kësaj situate Lista serbe, po e shfrytëzon dhe e luan rolin e një « virusi », të rrezikshëm që po ia shton dozën e rrezikshmërisë këtij ambienti dhe shoqërisë së këtij vendi.

Në fakt për të parë rezultatin e opozitës së sotme, secilës fare pak është duke i interesuar mirëqenia dhe stabiliteti i këtij vendi, por më shumë kjo opozitë është e dakorduar në mes vete, që të heqë qafe pushtetin e kryeministrit A.Kurti, sepse sipas tyre, kjo u bë pengesë e gjitha planeve dhe ambicieve të tyre pushtetare.

Dhe mbi të gjitha, përgojimet dhe kundërthëniet ndaj personalitetit Kurti, janë bërë të gërditshme, duke u shndërruar në një lloj zhurme monotone, dhe në gjitha lajmet e televizioneve e vendit dhe rajonit flitet vetëm kundër një njeriu, që nuk dinë të ngopën.

Më shumë po mbrohet Lista serbe, nga opozita shqiptare e Kosovës se nga Vuçiqi, i cili është i rrethuar me protestues të vendit të vet, duke mos qenë të pajtuar me qeverisjen dhe autokracinë e një udhëheqësi të tillë, ndaj të cilit bëjnë thirrje qytetarët e këtij vendi, që ky njeri mos të përkrahet më as nga serbët e Kosovës, të cilët i përdor si vegla të tij politike.

Dhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, sikur edhe më herët nuk kanë ndryshuar fare, sepse Serbia, nuk e ndryshon kursin e vet politik ndaj Kosovës, apo me njohjen ndaj saj, por më shumë e ka qëllimin e tërheqjes së vëmendjes së Bashkësisë Ndërkombëtare, për ta bindë, që të përkrahet për ta lënë Kosovën, në secilën rrethanë politike si fajtore dhe pasive.

Kryeministri Kurti, dhe qeveria e Kosovës, për ta kuptuar rrolin e qartë në mes palëve, për aq sa vijon të veprohet nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, veproi me një përgjigje të tillë, që të veprohet përmes reciprocitetit, për deri sa të plotësohen kushtet për të vënë në binar dhe veprim marrëdhëniet e ardhshme bilaterale e normale ndër fqinjësore me njëra-tjetrën.

Qeveria e Kosovës në detyrë po kalon në një realitet të diskutueshëm dhe shumë delikat, si dhe nga mospërkrahja e opozitës PDK, LDK, AAK , në një mënyrë dhe Lista serbe, duke vazhduar në një linje të përbashkët, dhe për shkak të inatit ndaj Albin Kurtit, po e rëndojnë situatën edhe më shumë, të cilëve nuk po u intereson konstituimi i Kuvendit, por vetëm pushteti.

Dhe për shkak të kësaj situate të krijuar në vend, reagimet dhe vërejtjet e ndryshme rrjedhin nga brenda dhe nga jashtë, duke e fajësuar qeverinë në detyre, sikur duan të përgjigjen edhe në emër të saj, ndërsa në anën tjetër BE-ja, nuk i ka hequr sanksionet akoma ndaj Kosovës, por bënë thirrje që nuk do të ketë takime të rëndësishme në zyrat e qeverisë aktuale, për deri sa nuk do të konstituohet Kuvendi dhe qeveria e re.

Qeveria e kryeministrit Kurti, do ishte qeveria më e suksesshme dhe më e natyrshme deri më tani, duke e kryer mandatin e saj të plotë, që e merr domethënien e vet përmes njeriut që ndërgjegjësohet për këtë pushtet, që vendos për të, dhe kthen në veprim interesat e këtij populli dhe këtij vendi si një proces i domosdoshëm dhe i pa tjetërsueshëm në dinjitetin e vet.

Edhe SHBA-të, po ashtu edhe BE-ja, do ta kishte në fokus një gjë të tillë, apo cilën do çështje të këtij vendi, por jo dhe të prishi marrëdhëniet dhe strategjitë politike që posedojnë njëra dhe tjetra me vendin tonë, duke vënë kushte, apo hequr dorë nga projektet e tyre, në të cilat kanë investuar me një kosto të madhe, në veçanti dhe në projektin e shpëtimit të këtij populli, atëherë nuk duhet ky popull të lihet sot në rrugë, apo pas dore në mëshirën e keqdashësve ndaj tij.

Përveç tjerash, populli amerikan dhe ai shqiptarë, janë të pa ndarë dhe në miqësi të përhershme me njëri-tjetrin, sikur që thoshte edhe presidenti historik i gjitha kohërave dr. Ibrahim Rugova. Populli shqiptarë dhe Kosova, nuk e vënë kurrë në dyshim mbështetjen e SHBA-ve, edhe pse opozita aktuale e thonë se në këtë vend ekziston një albinizëm antiamerikan, që në realitet është ndryshe, por ata janë vetë të atillë, që e mendojnë këtë teori konspirative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat