Kosova dhe spiralja e korrupsionit në katër -pesë vitet e fundit!

Opinione

Kosova dhe spiralja e korrupsionit në katër -pesë vitet e fundit!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 2 shtator 2025 Në ora: 16:16
Autori Hamdi Rafuna

Duke shfletua faqen e “Shoqatës së OKB-së”,  (një organizatë norvegjeze e cila daton që nga viti 1946) detyrat e së cilës janë të mbulojë  OKB-në me informacione të ndryshme nga planprogrami i saj në përgjithësi, më bëri përshtypje edhe “Korrupcioni shtetëror”  si pjesë e punës së kësaj shoqate të respektuar e cila mbulon të gjitha shtetet e botës! Aty i gjeta edhe shtetet tona të dashura, Kosovën, Shqipërinë!

“Preambula e Konventës së Këshillit të Evropës e vitit 1998 mbi Korrupsionin thotë se "korrupsioni kërcënon sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, minon qeverisjen e mirë, barazinë dhe drejtësinë sociale, shtrembëron konkurrencën, pengon zhvillimin ekonomik dhe përbën një rrezik për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe themelet morale”!

-Treansparenca ndërkombëtare përcakton korrupsionin si një abuzim me pushtetin, sepse pozicioni i besimit të pushtetarit shfrytzohet për përfitim privat.

Në këtë lojë hyn një gamë e gjerë aktivitetesh për qëllime egoiste dhe avantazhe të paligjshme. Rjeti i marimangës mbërthen, ryshfetin, nepotizmin, favorizimin dhe format të tjera të korrupsionit. Është pozicioni  i individit me pushtet të cilit  ia mundëson këtë avantazh të paligjshëm…)

Abuzimi i pushtetit dhe korrupsioni mund të ndodhin edhe nëse këto veprime nuk mbulohen domosdoshmërisht nga dispozitat ligjore të kodit penal shtetëror! 

-Pra korrupsioni mund të ndodhë aty ku menaxhohet me pushtetin dhe aty ku shpërndahen të mirat materiale  mbrenda institucioneve politike, gjyqësorit, bizneseve private dhe shoqërisë civile.

-Është korrupsioni i cili dëmton demokracisë në të gjithë botën, sepse nëpërkëmbë sundimin e ligjit, kufizon liritë civile dhe përjetëson pushtetin e udhëheqësve të korruptuar! 

-Korrupsioni është një nga shkaqet e varfërisë, paqëndrueshmërisë politike dhe margjinalizimit social në vendet me qeverisje të dobët. 

-Korrupsioni shpesh shoqërohet me lloje të ndryshme të  krimit ekonomik, siç janë mashtrimi, pastrimi i parave, evazioni fiskal, tregtia e brendshme dhe krimi i mirëqenies. Veprimet e tilla zakonisht kryhen fshehurazi (midis të paktën dy palëve), por interesi është mundësisht raport sekret i bashkëpunimit.

Ndërmjetësuesit profesionistë siç janë; gjykatësit, prokurorët, avokatët, kontabilistët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme mund të jenë bashkëpunëtorët kryesor të këtij kanceri, të cilët qërryejnë pamëshirshëm  nga mbrenda ardhmërinë e shtetit dhe kombit

Pastaj, sekreti financiar për “tatimet e parajsës fiskale” për kompanitë anonime fiktive, bën të mundur edhe pastrimin e të ardhurave kriminale dhe fshehjen e aseteve të paligjshme nga të ardhurat e korrupsionit!

Të gjitha këto afera të dëmshme për shtetin dhe shqiptarinë janë të instaluara në mënyrën më perfide të mundëshme nga autorë të mbrendshëm dhe të jashtëm të ngjyrave fetare dhe laike, prandaj nuk është aspak e lehtë për cilën do qeveri të shëndetshme të rrënjosë këto dukuri të korrupcionit të cilat bashkëpunojnë ngushtë me antikombëtarët e shqiptarisë!

 Treguesit e më poshtëm përfshijnë korrupsionin në sektorin publik (p.sh. policia, sistemet e arsimit dhe shëndetësisë, prokurimi qeveritar i shërbimeve nga sektori i biznesit) dhe në politikë.

Kjo spirale e korrupsionit lëvizë nga 0 (shumë i korruptuar) deri në 100 (plotësisht i korruptuar deri në palcë) 

Për vitin 2024 rradhitja është si vijon;

Danimarka (1), Finlanda, Singapuri, Zelanda e Re Luksemburgu,Norvegjia, Zvicrra, Suedia (7), Gjermania(16), Anglia(20), Franca(24), Sllovenia(35), Greqia(57), Kroacia(59), Rumania(62), Mali i Zi (63), Bullgaria(75), Shqipëria (76), Hungaria (82), Makedonia e Veriut (84),  Serbia  (102), Bosnja 115,….)

Sipas të njëjtit indeks,  shteti ynë, Kosova rradhitet si vijon në këto vitet fundit; në vitin 2024, Kosova ishte në vendin e (64), 2023 (84), 2022 (81) , 2021 (86), 2020 (104)!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat