Sanksionet dhe zgjedhjet?

Opinione

Sanksionet dhe zgjedhjet?

Nga: Nexhmedin Shehu Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 17:19
Autori Nexhmedin Shehu

Sanksionet e BE-së ndaj nesh janë pasojë e politikës së Qeverisë ndaj veriut. Iniciativën e fundit, këto ditë, për heqjen e tyre e penguan Franca dhe Hungaria, gjë që në gjuhën e politikës nënkupton se Serbisë edhe këtë herë iu bë një peshqesh nga “miqtë” Macron dhe Orbán.

Kjo ka një kuptim më të gjerë dhe tashmë mirë të ditur sa herë që flasim për sanksione: ato vendosen më shpejt se sa hiqen—e kjo, me gjasë, do të jetë edhe rasti ynë.

Natyrisht, në këto marrëdhënie asgjë nuk është falas. Prandaj pyetja e vërtetë nuk është kur do të hiqen sanksionet, por cili do të jetë çmimi për heqjen e tyre. Dhe besoj se ai do të jetë i lartë, sepse përmes Francës dhe Hungarisë çmimin e vendos Serbia.

Nëse kësaj ia shtojmë edhe shtërngesën që tashmë e ka futur në funksion ShBA me “tërheqjen” e Dialogut Strategjik — i cili ka më shumë kuptim politik dhe simbolik sesa praktik — atëherë del qartë se në zgjedhjet në të cilat po hyjmë, Qeveria dhe Kurti futen me një hendikep serioz. Zgjedhësve u mbetet ta bëjnë llogarinë: a do të pranojmë vazhdimin e sanksioneve, apo çmimin që duhet paguar për heqjen e tyre? Në të dy rastet, çmimi duket i favorshëm për Serbinë.

Rroftë demokracia dhe vullneti i lirë i qytetarëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat