Dikush, disa, jo pak analistë dhe gazetarë që shpirtin ia kanë shit djallit, gjatë fushatës elektorale të dhjetorit dolën në ekrane dhe u betuan se “Albini ka për t’i humbur” zgjedhjet e 28 dhjetorit të kaluar! Çfarë nuk thanë! Thanë se pas datës 28 dhjetor Albini do të jetë i humburi, “do të zhduket”! “Shko Albin”, i thanë disa! “Amerika dhe BE nuk të duan”! Njëri prej tyre ishte aq i sigurt sa vuri bast: “Po të fitojë Albini do të ha bagla, tha ai”! Dhe në fakt vazhdon “të hajë bagla” edhe pas 28 dhjetorit, njësoj si para kësaj date.
Të tjerë thoshin se “Kësaj radhe partia më e madhe do të jetë ajo e indiferentëve”, duke aluduar se qytetarët e Kosovës nuk do të shkojnë në votime”! Shkaku sipas tyre ishte se ata “janë zhgënjyer nga politika”! Thanë se “Po të fitojë Albini, Kosova do ta humbë shtetësinë, do të fundoset”! Dikush përmendi edhe asosacionin. “Nëse Albini nuk pranon asosacionin e Komunave me shumicë Serbe, ai do ta shkatërrojë shtetësinë”! Madje ky kryeustai i kësaj narrative që gjendet çdo natë te studioja e Fevziut tha se “Asosacioni është kompromis për pavarësinë”! Kështu thoshte edhe për ndarjen e Kosovës. “Ndarja e veriut thoshte ai është kompromis për garancinë e Kosovës”! Madje në funksion të kësaj garancie pati shtuar edhe një kusht tjetër: - Të mos flitej më për krimet dhe genoocidin serb në Kosovë. “Kanë kaluar 20 vjet, tha ai dhe nuk ka ç’na duhet më nëse Serbia ka bërë masakra ose jo në Kosovë”! Në kohën e masakrave ai pinte shlivovica me Stanishiqin.
Në fakt, të gjithë këta, kishin dhe kanë një axhendë. Disa u betuan në atë se “Nëse fiton Albini, nuk do të flasin më kundër tij”, ose “nuk do dalin më në ekranin e televizorit”! Por Albini fitoi bindshëm e ata nuk e mbajtën fjalën. Jo për gjë, por se nuk janë vetëvetja. Ata flasin me kasetë. Disa me kaseta të huazuara në Beogrd, disa në Tiranë! Ata vazhdojnë të flasin. Sepse kaseta është kasetë, sidomos kur ta japin të tjerët dhe të detyrojnë ta recitosh vjershën. Kështu shkuan punët deri tash. Me betime, stërbetime, akuza, etiketime, trillime, me gjithçka që u duket se mund t’i manipulojnë qytetarët e Kosovës. Por qytetarët nuk i morën parasysh recitimet e kasetave me të njëjtin tekst e t[ njëjtën melodi. Madje i hodhën në koshin e plehrave të kryekomunarit Përparim Rama!
Qytetarët e Kosovës e votuan Albinin, si për t’ua lënë kundërshtarëve të tij fjalën në fyt. Nuk patën as respekt, as mëshirë për trillimet e betimet e tyre. I lanë me surrat të lagur! Se qytetarët e Kosovës t’i lexojnë letrat në xhep. Ta lexojnë edhe mendjen! Atyre u sheh edhe prapanica! Dhe pikërisht këtë fakt e nënvleftësuan analistët që predikuan “kobin apo fatin e zi” për Albin Kurtin! Nuk e shihnin se populli i Kosovës është aparati më modern i radiografisë dhe skopisë politike! Ndjellësit e kiametit në Kosovë besuan se ky popull do t’i ndiqte qorrazi ata. U hapën krahësh si të ishin “ajka e kombit”, ose “elita e Kosovës”! Por përfunduan te koshat e Përparimit! Sa keq! Sa ulët dhe poshtë kanë rënë! Jo se nuk u doli fjala! Por se ndollën fatkeqësinë e Albinit! U lutën, ranë në gjunjë, bënë gjitha ritet e thanë të gjitha fjalët e liga kundër Albinit! Me një qëllim, me një dëshirë: - Ta rikthejnë Kosovën në kohën kur këta tipa hanin me garuzhde dhe përpinin pa u ndal pasuritë e Kosovës.
Albini ua ndali grazhdin. Dhe ky soj zvarranikësh,sado që u përpoqën ta kompensiojnë humbjen në Kosovë me përfitimet nga Vuço dhe Edioti, nuk u kënaqën. E donin Kosovën! Pra, pasuritë e saj të çmueshme. Dhe këtë au kishin garantuar e garantuar vetëm anti-kosovarët. Jo vetëm ata të Beogradit apo disa në Prishtinë, por edhe antikosovarët e Tiranës e të Tetovës. Njësoj si edhe Abazoviçi e Zaevi dikur! Tani u dëgjën! Bravo Kosova! Bravo kosovarëve dardanë! Ata bënë mrekullinë! Jo aq se i dhanë votën Albinit, por se i shkatërruan planet e analistëve me kasetë serbe!