Hajnat u ankuan
se ua vodhën
votën që e kishin vjedhur vetë.
Vjedh shtëpinë.
Vjedh xhaminë.
Vjedh dashurinë.
Shqiptarët.
Në zyrën e numërimit, hajnat në panik:
Hajni 1: Ku i kam votat?
Hajni 2: I mora unë, se më takonin.
Hajni 1: Po ishin të miat!
Hajni 2: Edhe mua m’i morën të miat.
Hajni 3: Kush m’i vodhi votat e vjedhura?
Komisioneri: Ju lutem qetësi. Po vidheni me radhë.
Njëri numëronte vota.
Tjetri numëronte zhdukjen e votave.
Dialog në qendrën e numërimit:
- Sa vota i kam?
- Aq sa të ka lënë kolegu yt.
- Kush m’i mori?
- Demokracia e brendshme.
- A ka prova?
- Po. Je ti pa vota.
- Ky është krim!
- Jo. Është rregullore e heshtur.
- A ankoheni?
- Pështyj dhe bjeri fytyrës.
Ramushi u ankua se hajnat e partisë së tij
ia kanë vjedhur votat njëri-tjetrit.
Kush është ai trim që guxoi t’ia vjedhë dy vota Komandantit!
E vjedhën popullin.
Pastaj e vjedhën edhe vjedhjen.
Vjedhja u bë me marrëveshje xhentëlmene me komisionerët... pa dhunë.
Me kulturë.
Demokracia shqiptare është si tryezë e hapur:
të gjithë hanë,
por dikush gjithmonë ha edhe lugët.
Si çdo herë, e para në çdo gjë:
Partia Demokratike e para edhe në vjedhje.
Kur vjedh kjo parti ... vjedh me themel.
Ta fikë derën e shtëpisë, në variantin më të lehtë,
të lë pa u bërë deputet.
Jo si të tjerët që vjedhin për simbolikë a mbijetesë...
këta vjedhin për nasihat kombëtar dhe qiellor.
E sheh?
Pa e shkatërruar veten,
nuk mund ta shkatërrosh askënd.
Dashuria po më dhimbset…
se të tjerat u vjedhshin krejt.
P.S.
Mos shko.
AUTOKRITIKË
Shko.