55 % të votave të Kuvendit të LDK-së për Lumir Abdixhikun nuk janë shenjë e demokracisë së brendshme të kësaj partie por është indikacion i qartë i kapjes së saj nga një klan që nuk ka lidhje as me të djathtën, as me rugovizmin e as me shtetndërtimin e Kosovës!
Çfarë pret LDK me rikonfirmimin e Lumir Adbixhikut e ku synon ta çojë LDK-në?
Për 5 vjet e mbajti aty ku e mori pra nga 12% në 13 %!
Çfarë analize e çfarë reflektimi u bë në Kuvendin e LDK-së sot?
A u analizua pse elektorati i LDK-se e ka braktisur partinë e Rugovës në përmasa të paimagjinueshme më parë?
A analizua pse zgjedhësit kosovarë nuk e duan Lumir Abdixhikun për Prijës të LDK-së?
Përpos rregullave dhe statuteve partiake a ka konfirmim dhe votëbesim më të kthjellët dhe më të qartë se ajo e votuesit në zgjedhjet nacionale e lokale?
Çfarë ndodhi në 5 vitet e fundit me Abdixhikun kryetar?
Ai u fut në zyrën e kryetarit të LDK-se duke hequr portretin e Ibrahim Rugovës dhe në zgjedhjet e fundit e riktheu duke përdorur emrin e presidentit historik dhe familjarëve të tij vetëm si varkë shpëtimi për ti shpëtuar fundosjes e jo si rikthim tek parimet rugoviste!
Ai solli Ukë Rugovën në Parlament si deputet të LDK-se jo për kontribut politik personal por vetëm si fasadë rugoviste per të marrë një grusht vota!
Ai e përmendi disa herë sot trashëgiminë shtetfirmuese të LDK-se por nën lidershipin e tij vetëm shtetformim nuk ka treguar!
LDK nën udheheqjen e tij për një vit rrjesht u bë krah i Listes Serbe dhe PDK-se për të penguar formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit të vitit të kaluar duke dëmtuar veten dhe interesin shtetëror të Kosovës!
LDK nën udhëheqjen e tij u bë krah i Listës Serbe jo vetëm duke mos njohur shtrirjen e sovranitetit të qeverisë Kurti në veriun e Kosovës por duke dalë me deklarata absurde kundër interesave të vendit!
LDK nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut nuk ka bërë absolutisht asnjë hap prapa kur vjen puna te koncesionet që i janë bërë Serbisë në veri me marrëveshjen e vitit 2015 Thaçi-Mustafa për asociacionin e komunave me shumicë serbe por vazhdoi me të njëjtin gjuhë të cilën e përdor edhe sot se: "Asociacioni duhet të miratohet siç e kërkojnë ndërkombëtarët" ....e "Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia!"!
Ky qëndrim besoj unë është shkaku kryesor pse zgjedhësi Kosovar nuk i beson e nuk e voton LDK-ne!
LDK me Lumir Abdixhikun në krye duke qenë e djathtë në letra, në opozitë e duke mos patur asnjë detyrim ligjor ka bërë një afrim të pashembullt me kryetarin e Partisë me 3 mbiemra të themeluar nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha e që sot ka kryetar Edi Ramën, njeriun që nuk ka lënë gurë pa luajtur për ta rrënuar shtetësinë e Kosovës që nga qëndrimi ndaj veriut të Kosoves duke e quajtur tokë e askujt e duke vazhduar me Ballkanin e Hapur e deri tek përpjekjet për ndarjen e Kosovës!
Votuesi tradicional i LDK-se nuk ha bar por është i vëmendshëm ndaj këtyre qëndrimeve!
Personalisht, besoj se me konfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të saj, LDK është një hap më afër daljes së saj përfundimtare nga skena politike Kosovare skenë e cila rrezikon të ngelet pa asnjë parti të djathtë!
A do të heshtin themeluesit e LDK-se dhe rugovistët e vërtetë?